Të martën në moshëm 83-vjeçare ka vdekur gazetari dhe shkrimtari Bajram Sefaj.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka njoftuar se Sefaj ka punuar si gazetar në gazetën Rilindja e edhe korrespodent në disa media ndërkombëtare.
Sipas biografisë së tij në “Fjalorin enciklopedik të Kosovës”, botuar nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës më 2018, Sefaj u lind më 15 janar të vitit 1945 në fshatin Novosellë të Pejës. Kreu shkollën fillore në vendlindje, të mesmen në Pejë ndërsa studimet për drejtësi i mbaroi në Prishtinë.
Punoi si gazetar në “Rilindje” pastaj në gazetën “Vjesnik” të Zagrebit dhe gazetar e redaktor në Televizionin e Prishtinës. Me shkrime nisi të merrej në vitet ’60. “Shkroi kryesisht prozë por edhe poezi për të rritur dhe fëmijë. Ka botuar librat me tregime: “Tri pika” (1980), “Rruga deri në kallëzim” (1983), “Java ka shtatë ditë” (1983), “Blu dhe gri” (1995), librat me novela: “Shëtitje ëndrrash” (1997), “Sa është ora” (2006) dhe romanet “Parisi kot” (2003), “Terra nulltas” (2009), “Ani çka” (2012). Ka botuar edhe vëllimin me poezi “Në ecje” (2005), si dhe dramën “(S’)ikin dritat” (2011)”, shkruhet në biografi. Po aty shkruhet se nga veprimtaria e tij shumëvjeçare publicistike dhe pjesëmarrja në aktivitete e manifestime të ndryshme, takimet me personalitete të ndryshme, vizitat që u ka bërë shumë vendeve ka botuar edhe librat publicistikë: “Shenjë kohe – signum temporis (1998), “Gazetaria ime” (2007), “Plot Shqipëri” (2008), dhe “Shpen’ udhëtar” (2014)
Është autor i disa veprave letrare në tregime, prozë, poezi dhe publicistikë.
“Tri Pika”, “Rruga deri në kallëzim”, “Java ka shtatë ditë”, “Blu e gri”, “Shëtitje ëndrrash”, “Parisi kot” dhe “Ani çka” janë disa prej veprave të Sefajt.