Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Vdiq në moshën 80-vjeçare Anne Rice, autorja e romanit “Intervistë me vampirin”

Ka vdekur në moshën 80-vjeçare, Anne Rice, autorja e romanit gotik “Intervistë me vampirin”.

Shkrimtarja amerikane, e cila shiti më shumë se 150 milionë libra, vdiq e rrethuar nga familja e saj mbrëmjen e së shtunës.

Ajo vdiq për shkak të komplikimeve të shkaktuara nga një goditje në tru, njoftoi djali i saj Christopher Rice në faqen e saj në Facebook.

"Në orët e saj të fundit, unë u ula pranë shtratit të saj në spital me frikë nga arritjet dhe guximi i saj”, ka shkruar ai.

“Intervista me Vampirin” u botua në vitin 1976 dhe vazhdoi të jetë një “best seller”. Më vonë, libri u përshtat edhe në një film me Tom Cruise dhe Brad Pitt, në vitin 1994.

Ajo vazhdoi të shkruante vazhdime të librit, duke formuar një seri të quajtur “Kronikat e Vampirit”. Një tjetër libër nga seria e librave të saj “Queen of the Damned”, u bë gjithashtu film në vitin 2002.

Edhe Vdiq aktorja e filmit “The Notebook” Showbiz Vdiq aktorja e filmit “The Notebook”

Rice gjithashtu shkroi trillime erotike me pseudonimet Anne Rampling dhe AN Roquelaure, duke përfshirë Exit to Eden.

"Pafundësia e pikëllimit të familjes sonë nuk mund të mbivlerësohet. Si nëna ime, mbështetja e saj për mua ishte e pakushtëzuar - ajo më mësoi të përqafoj ëndrrat e mia, të refuzoj konformitetin dhe të sfidoj zërat e errët të frikës dhe vetëdyshimit," shkroi djali i saj.