Filmi “Vajza” është i shtati me radhë në serinë e filmave me Bekim Fehmiun, që po transmetohet në Kohavision në kuadër të ciklit “E diela me Bekim Fehmiun në KTV” fuqizuar nga “Integra”.
“Vajza” sjell një tregim lufte për dashurinë e një të riu dhe një vajze partizane.
Përmes tregimit të vajzës, ushtarit, fotografit dhe një oficeri gjerman prezantohet një përjetim subjektiv i luftës.
Të dielën nga ora 20:00 në Kohavision.