Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Unrecognized” me teatrin që bashkon përballë politikës që ndan

“Unrecognized” me teatrin që bashkon përballë politikës që ndan

Premiera e shfaqjes pritet të jepet më 10 tetor në Shkup, ndërsa në Kosovë pritet të shfaqet në edicionin e sivjetmë të “Kosovo Theatre Showcase” të cilin e organizon qendra “Multimedia”.

Sipas prezantimit të projektit, “Unrecognized” sjell në fokus tema të ndjeshme dhe aktuale duke trajtuar kompleksitetin e grupeve të pakicave të panjohura dhe shpesh të padukshme, si dhe realitetin e territoreve të paidentifikuara ose të okupuara në Evropë. Aty gjithashtu bëhet me dije se projekti është ndërtuar mbi përvojat e përbashkëta të vendeve partnere dhe se projekti synon të krijojë një produksion teatral ndërkulturor që thellohet në çështjet e identitetit, zhvendosjes dhe sovranitetit

“Unrecognized” është projekti teatror që trajton tema nga territore të panjohura ndërkombëtarisht a të okupuara. Të tilla si Kosova, Ukraina e Gjeorgjia. Në projektin ndërkombëtar në të cilin bën pjesë edhe Qendra “Multimedia” e Teatri Shqiptar në Shkup, pjesa artistike e Kosovës përfaqësohet pak në numër, por fuqishëm në pozitë. Dramaturgu Jeton Neziraj, shfaqjet e të cilit kanë udhëtuar në skena të ndryshme botërore, e shkruan veprën së bashku me gjeorgjianin Davit Gabunia ndërsa regjinë Data Tavadze, po ashtu nga Gjeorgjia. 

Ndonëse shfaqja në prezantim fillestar ngjan si një lloj lobim, si diplomaci kulturore dhe jo vetëm. Megjithatë, Kosova veçse është penalizuar nga projekti duke kursyer ekipin nga vendi. Kasti ka vetëm një aktor shqiptar: Shkëlqim Islami nga Teatri Shqiptar në Shkup. Aktorë nga vendi nuk janë përfshirë ngase kjo do të nxirrte telashe për ta çuar shfaqjen në vende që nuk e njohin Kosovën. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fatkeqësisht jo. Dhe kjo për çështje krejtësisht administrative. Plani është që me këtë shfaqje ne të udhëtojmë edhe në Ukrainë dhe në Gjeorgji, dy shtete që, siç dihet, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Rrjedhimisht, qytetarët e Kosovës nuk lejohet të hyjnë në këto shtete me pasaporta të Kosovës. Megjithatë, jemi të lumtur që e kemi aktorin shqiptar në ekip, Shkëlqim Islamin”, ka bërë me dije Jeton Neziraj në një përgjigje për KOHËN. 

Dramaturgu Neziraj, drejtues i Qendrës “Multimedia” ka bërë me dije se ky institucion e ka barrën kryesore të prodhimit të shfaqjes së bashku me Teatrin Shqiptar në Shkup sikurse edhe të menaxhimit të mëtutjeshme pas premierës. 

“Drama po bashkëshkruhet nga dramaturgu nga Tibilisi, Davit Gabunia dhe nga unë, kurse regjinë do ta bëj regjisori po ashtu nga Gjeorgjia, Data Tavadze. Po punojmë me gjashtë aktorë, njëri prej të cilëve është Shkëlqim Islami nga Teatri Shqiptar në Shkup. Aktorët e tjerë janë nga Ukraina, Gjeorgjia e Suedia”, ka treguar Neziraj. 

Sipas prezantimit të projektit, “Unrecognized” sjell në fokus tema të ndjeshme dhe aktuale duke trajtuar kompleksitetin e grupeve të pakicave të panjohura dhe shpesh të padukshme, si dhe realitetin e territoreve të paidentifikuara  ose të okupuara në Evropë. Aty gjithashtu bëhet me dije se projekti është ndërtuar mbi përvojat e përbashkëta të vendeve partnere dhe se projekti synon të krijojë një produksion teatral ndërkulturor që thellohet në çështjet e identitetit, zhvendosjes dhe sovranitetit.
“Përmes bashkëpunimit mes artistëve të teatrit, zërave akademikë dhe komuniteteve lokale, projekti synon të nxisë dialogun dhe mirëkuptimin rreth këtyre temave politikisht të ndjeshme”, bëhet me dije më tej për shfaqjen. 

Neziraj ka bërë me dije se “si shtrat tematik i shfaqjes është marrë drama e Euripidit ‘Ifigjenia në Tauridë’ dhe miti i sakrificës”. 

“Pavarësisht që drama që po shkruhet është një lloj alegorie sociale e politike, ajo prek dhe reflekton edhe realitetin e Kosovës dhe të rajonit tonë”, ka bërë me dije ai. 

Projekti ka nisur në Malmö të Suedisë si rrjedhojë e bashkëpunimit ndërkombëtar midis

“Ornproduktion” në Stokholm të Suedisë, Qendrës “Multimedia” nga Prishtina dhe Teatrit Shqiptar në Shkup. Ndërsa bëhet me dije se në projekt janë përfshirë edhe “Royal District Theatre” nga Gjeorgjia, “Kyiv Academic Theatre on Pechersk” nga kryeqyteti ukrainas  “The Royal Dramatic Theatre” nga kryeqyteti suedez sikurse edhe institucione të tjera teatrore nga ky shtet si Teatri i Qytetit të Malmös” dhe “Göteborgs Stadsteater”. 

Premiera e shfaqjes pritet të jepet më 10 tetor në Shkup, siç ka bërë me dije Neziraj, ndërsa në Kosovë pritet të shfaqet në edicionin e sivjetmë të “Kosovo Theatre Showcase” të cilin e organizon qendra “Multimedia”. 

“Premiera pritet të jepet me 10 tetor në Teatrin Shqiptar në Shkup, sipas të gjitha gjasave, do ta japë ‘Skupifest’ që mbahet atje. Pastaj do të shfaqjet në Kosovë, në dy blloqe, në tetot dhe nëntor – në kuadër të ‘Kosovo Theatre Showcase 2026’. Pastaj nis turneun në Suedi, fillimisht në Malmö, pastaj në Gotheborg e pastaj në Stockholm. Në dhjetor ndërsa do të shfaqet në Ukrainë e Gjeorgji”, ka thënë Neziraj. 

Sipas tij, ky projekt e vazhdon qasjen dhe formatin e punës së “Multimedias” ku në thelb të produksionit teatror qëndron bashkëpunimi dhe shkëmbimi artistik ndërkombëtar. 

“Si edhe vitet e shkuara, me shumicën e projekteve, ne edhe kësaj here kemi mbledhur bashk një numër impresiv të teatrove kredibile nga Evropa, duke përfshirë edhe teatrin prestigjioz suedez ‘Dramaten’, por edhe ‘Royal District Theatre’ nga Tbilisi i Gjeorgjisë. Gëzohemi që këtë herë jemi duke bashkëpunuar edhe me Teatrin Shqiptar në Shkup, ku edhe do të jepet premiera në tetor të këtij viti”, është shprehur Neziraj. 

Tjetër njoftim i rëndësishëm nga qendra “Multimedia” është edhe ai që shfaqja e tyre “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” me tekst të Jeton Nezirajt dhe nën regji të Blerta Nezirajt, do të ndajë rrëfimin e saj me publikun austriak. Më 28 maj shfaqja do të jepet në Graz në festivalin e dramës “Dramatikerinnenfestival” që sivjet zhvillon edicionin e 11-të nga 26 deri më 31 maj. 

Shfaqja luhet në shqip me titra në gjuhën angleze dhe gjermane. Në edicionin e kaluar të festivalit qe shfaqur “The Handke Project” me autor Jeton Nezirajn dhe regjisore Blerta Neziraj. 

“…ndërsa sivjet po e prezantojmë shfaqjen ‘Prishtina...’, e cila, më duhet të them, në Kosovë është shfaqur me shumë sukses. Natyrisht, prezantimet në festivale ndërkombëtare janë të rëndësishme për ne, por konsideroj që ky prezantim me shfaqjen ‘Prishtina...’ merr peshë edhe më të shtuar, për shkak të tematikës që sjellë shfaqja. Është absolutisht një qasje e freskët, për një histori (fatkeqësisht tragjike) të pasluftës në Kosovë dhe një përpjekje për ta para në sy atë copë të realitetit që për vite të tëra s’kemi dashur ta pranojmë që ka ndodhur”, ka thënë autori i shfaqjes, Jeton Neziraj. 

Shfaqja “Prishtina – vrasja e paralajmëruar e një ëndrre” me tekst të Jeton Nezirajt, nën regji të Blerta Neziraj, është rrëfim i fuqishëm dhe i guximshëm për të kundërshtuar politikat urbanistike. Duke lidhur dy kohë, sjell kaosin e kryeqytetit tani duke u kthyer dekada prapa kur kryeqyteti “humbi shpirtin” me vrasjen e Rexhep Lucit, për të cilin shfaqja është edhe një lloj homazhi.

E festivali në të cilin do të shfaqet, shërben si qendër për dramaturgë të rinj që shfaqin vepra të reja. Ky festival zakonisht përfshin shfaqje teatrore, lexime, diskutime dhe mundësi rrjetëzimi për artistët, veçanërisht mbështetjen e grave në teatër,

“Ne përcaktojmë se çfarë do të sjellë e ardhmja në të tashmen. Mentaliteti patriarkal, eurocentrik dhe dikotomik i dy shekujve të fundit, nga i cili u zhvillua imperializmi, kolonializmi dhe ideja e superioritetit të pakufishëm të specieve njerëzore, e ka sjellë planetin tonë në prag të kolapsit. Është koha e duhur që ta kapërcejmë narrativën e ‘dominimit të tokës’ dhe të gjejmë një kuptim dhe marrëdhënie të re me planetin Tokë, por edhe midis nesh si qenie njerëzore”, shkruhet midis tjerash nga Festivali.