Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

"Trekandshi” me qenien brenda muzikës

Në pikat e trekëndëshit takohen ëndrra, realiteti e muzika.

Zëri, loja në instrumente e efektet vizuale shkrihen për të marrë formën e koncertit që ngjason me një gjysmëndërr.

Erëmira Çitaku guximshëm eksperimenton me muzikën, shkruan sot Koha Ditore. Ajo guxon ta bindë audiencën që me të drejtë e ka sfiduar filozofin gjerman, Martin Heidegger, kur thotë se “gjuha është shtëpia e qenies”.

Erëmira Çitaku konstaton se “muzika është shtëpia e qenies”. Dhe në skenën e “Armatës”, tek e prezantoi iniciativën artistike “Trekandshi”, për 40 minuta në skenë, riformulimi që ia ka bërë kësaj maksime, merr kuptim.

“Trekandshi” përmbledh vepra nga tri projekte muzikore që ka zhvilluar flautistja, për ta takuar audiencën me një realitet audio-teatral që realizohet nëpërmjet efekteve elektronike, natyrës origjinale të flautit, zërit, instrumenteve të ndryshme e teksteve të përzgjedhura.

Vepra “HyperLove” u shfaq në ekranin e kino “Armatës”, në orën 21:30, një orë me vonesë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)