Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Thesari me monedha romake vidhet në Britani të Madhe

(Art News) – Artefakte historike me vlerë prej mijëra dollarësh dyshohet se janë vjedhur në Angli. Thesaret e humbura të kohës romake ishin planifikuar të ekzaminoheshin nga Muzeu Britanik.

Kutia përfshin 28 monedha romake dhe një shufër, të gjitha prej argjendi, të zbuluara në fillim të këtij viti në Rutland. Artefaktet iu dhanë Muzeut nga dy persona që i gjetën me detektorë të metalit, të cilët vepruan siç kërkohet me ligj.

Ato do të duhej të ruheshin në një objekt të mbyllur dhe të sigurt brenda ndërtesës së Këshillit të Qarkut Lancashire, përpara se të dërgoheshin në Muzeun Britanik për kontroll dhe vlerësim. Kur Muzeu Britanik kishte kërkuar që një nga gjetjet të transferohej në Londër, nga Muzeu në Preston, stafi i Muzeut kishte zbuluar se objekti i kërkuar mungonte.

Një kontroll i shpejtë i kryer me Muzeun Britanik përcaktoi se deri në 12 grupe artefaktesh dhe dosjet e tyre të punës ishin zhdukur. Auditimet e mëtejshme të kryera nga këshilli kanë gjetur objekte të tjera që mungojnë, kështu në tetor policia u thirr për hulumtime.

Një e-mail i dërguar nga Departamenti për shërbime kulturore në Këshillin e Lancashires ka konfirmuar zhdukjen e tyre. Në mesazh, zhdukja e objekteve u fajësua për veprimet e një individi apo personave të panjohur.

Zhdukja mund të ndikojë në legjitimitetin e skemës portative të antikiteteve të Muzeut Britanik dhe në procesin e qeverisë për administrimin e drejtë të thesareve të gjetura.

Edhe Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare Kulturë Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare

Skema PAS filloi në vitin 2003, mes shqetësimeve se rritja e zbulimit të metaleve çon në humbjen e gjetjeve të rëndësishme arkeologjike. Në mënyrë që të sigurohen më mirë se gjetjet do të raportohen dhe vlerësohen, skema i lejon detektorët e metaleve të raportojnë vullnetarisht gjetjet e tyre tek “Finds Llaison Officer”, i cili zakonisht mbahet nga këshilli lokal i muzeve.

Artefaktet e konsideruara me ligj si “thesar” më pas mbahen për të përcaktuar nëse ato janë me rëndësi kombëtare, në të cilin rast muzeve dhe institucioneve publike u jepet mundësia t'i blejnë ato. Megjithatë, në shumicën e rasteve gjetjet mohohen dhe i kthehen dërguesit.

Aktualisht policia po heton për vjedhjen e dyshuar.