Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dyshime për humbje e vjedhje të 2 mijë eksponateve në Muzeun Britanik

Numri i eksponateve të Muzeut Britanik që mungojnë, janë vjedhur ose dëmtuar është më shumë se 1 mijë 500, sipas raportimit të disa medieve vendase.

Përderisa Muzeu nuk ka lëshuar një shifër zyrtare, foto ose përshkrime të eksponateve, “Telegraph” ka raportuar se burimet u kanë treguar se në Mbretërinë e Bashkuar numri i vërtetë i antikiteteve që po hetohen është mbi 1 mijë dhe ndoshta afër 2 mijë.

Disa nga eksponatet që mungojnë, të përshkruara nga Muzeu si copa të vogla “bizhuteri ari dhe gurë të çmuar qelqi që datojnë koha para erës sonë e deri në shekullin e 19-të”, nuk u kataloguan në mënyrë digjitale nga Muzeu, duke e bërë situatën edhe më dyshuese dhe njëkohësisht më të vështirë për t’u gjurmuar. Muzeu britanik ka deklaruar se artefaktet u mbajtën kryesisht për qëllime akademike dhe kërkimore dhe se asnjë nuk ishte ekspozuar kohët e fundit.

“Telegraph” raporton se shkalla e humbjes do të “intensifikojë thirrjet që Hartëig Fischer, drejtori i Muzeut Britanik, të japë dorëheqjen menjëherë”, në vend të vitit të ardhshëm, siç ishte paralajmëruar më parë. Muzeu lëshoi njoftimin e tij për media për eksponatet e humbura, të vjedhura dhe të dëmtuara me 16 gusht, vetëm disa javë, pasi drejtori Fischer njoftoi se do të largohej nga pozita që e mban.

“Telegraph” gjithashtu raportoi se zëvendësdrejtori i muzeut Jonathan Williams “paralajmëroi personalisht për vjedhjet në shkurt të vitit 2021”, por pozicioni i tij “tani është i paqëndrueshëm”.

Edhe Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare Kulturë Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare

Eksperti i artit romak, Reverend Martin Henig, ka thënë: “Ky është rasti më i keq që kam hasur në këtë mënyrë, sepse nuk përfshin vetëm shitjen e objekteve të çuditshme, por edhe shkatërrimin. Kjo është krejtësisht e pafalshme”.

Ndërsa Muzeu Britanik nuk bëri të ditur se cili punonjës u pushua nga puna për shkak të zbulimit të eksponateve të humbura, të vjedhura dhe të dëmtuara, kuratori grek i antikiteteve Peter Higgs u identifikua nga “Times” e Londrës dhe “Daily Telegraph”.

Higgs dyshohet se ka marrë eksponate të pakategorizuara dhe i ka shitur në faqen e internetit të tregtisë elektronike “eBay”. Një eksponat me vlerë 64 mijë dollarë u ofrua për ankand online për vetëm 51 dollarë dhe listat për artefakte nga koleksioni i Muzeut u shfaqën në internet që në vitin 2016, sipas një raporti në “Telegraph”.

Ndërsa asnjë arrestim nuk është bërë ende në hetimin për sendet e humbura, deklarata për medie e Muzeut Britanik bënte të ditur se do të ndërmerren veprime ligjore kundër ish-anëtarit të stafit dhe se Komanda e Krimit Ekonomik të Policisë Metropolitane po shqyrton gjithashtu atë që ndodhi.

Edhe Muzeu Britanik digjitalizon koleksionin për të parandaluar vjedhjet Kulturë Muzeu Britanik digjitalizon koleksionin për të parandaluar vjedhjet

Deklarata e Muzeut njoftoi gjithashtu një rishikim të pavarur në protokollet e tij të sigurisë, të cilat tashmë ishin objekt i një hetimi të ashpër qysh më 2002.

Një zëdhënës i Muzeut Britanik ka thënë për “ArtNews”: “Ne nuk mund dhe nuk do të komentojmë për vjedhjet ndërkohë që një hetim policor është në vazhdim”.