---
description: Numri i eksponateve të Muzeut Britanik që mungojnë, janë vjedhur ose dëmtuar...
title: "Dyshime për humbje e vjedhje të 2 mijë eksponateve në Muzeun Britanik "
image: https://resources.koha.net/images/2023/August/25/Vjedhja1693000571.jpg?w=1200&amp;r=fill&amp;q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Kulturë

# Dyshime për humbje e vjedhje të 2 mijë eksponateve në Muzeun Britanik

![](https://resources.koha.net/images/2023/August/25/Vjedhja1693000571.jpg?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 26 gusht 2023 17:00
- Shpërndaje në:

- 26 gusht 2023 17:00
- Shpërndaje në:

Numri i eksponateve të Muzeut Britanik që mungojnë, janë vjedhur ose dëmtuar është më shumë se 1 mijë 500, sipas raportimit të disa medieve vendase.

Përderisa Muzeu nuk ka lëshuar një shifër zyrtare, foto ose përshkrime të eksponateve, “Telegraph” ka raportuar se burimet u kanë treguar se në Mbretërinë e Bashkuar numri i vërtetë i antikiteteve që po hetohen është mbi 1 mijë dhe ndoshta afër 2 mijë.

Disa nga eksponatet që mungojnë, të përshkruara nga Muzeu si copa të vogla “bizhuteri ari dhe gurë të çmuar qelqi që datojnë koha para erës sonë e deri në shekullin e 19-të”, nuk u kataloguan në mënyrë digjitale nga Muzeu, duke e bërë situatën edhe më dyshuese dhe njëkohësisht më të vështirë për t’u gjurmuar. Muzeu britanik ka deklaruar se artefaktet u mbajtën kryesisht për qëllime akademike dhe kërkimore dhe se asnjë nuk ishte ekspozuar kohët e fundit.

“Telegraph” raporton se shkalla e humbjes do të “intensifikojë thirrjet që Hartëig Fischer, drejtori i Muzeut Britanik, të japë dorëheqjen menjëherë”, në vend të vitit të ardhshëm, siç ishte paralajmëruar më parë. Muzeu lëshoi njoftimin e tij për media për eksponatet e humbura, të vjedhura dhe të dëmtuara me 16 gusht, vetëm disa javë, pasi drejtori Fischer njoftoi se do të largohej nga pozita që e mban.

“Telegraph” gjithashtu raportoi se zëvendësdrejtori i muzeut Jonathan Williams “paralajmëroi personalisht për vjedhjet në shkurt të vitit 2021”, por pozicioni i tij “tani është i paqëndrueshëm”.

[Edhe ![Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare](https://resources.koha.net/images/2024/June/04/fa0ed18c-3693-4f22-9485-008d5b0a4e21.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 4 qer 2024 Hetimi për humbjen e artefakteve nga Muzeu Britanik merr përmasa ndërkombëtare](https://www.koha.net/kulture/hetimi-per-humbjen-e-artefakteve-nga-muzeu-britanik-merr-permasa-nderkombetare)

Eksperti i artit romak, Reverend Martin Henig, ka thënë: “Ky është rasti më i keq që kam hasur në këtë mënyrë, sepse nuk përfshin vetëm shitjen e objekteve të çuditshme, por edhe shkatërrimin. Kjo është krejtësisht e pafalshme”.

Ndërsa Muzeu Britanik nuk bëri të ditur se cili punonjës u pushua nga puna për shkak të zbulimit të eksponateve të humbura, të vjedhura dhe të dëmtuara, kuratori grek i antikiteteve Peter Higgs u identifikua nga “Times” e Londrës dhe “Daily Telegraph”.

Higgs dyshohet se ka marrë eksponate të pakategorizuara dhe i ka shitur në faqen e internetit të tregtisë elektronike “eBay”. Një eksponat me vlerë 64 mijë dollarë u ofrua për ankand online për vetëm 51 dollarë dhe listat për artefakte nga koleksioni i Muzeut u shfaqën në internet që në vitin 2016, sipas një raporti në “Telegraph”.

Ndërsa asnjë arrestim nuk është bërë ende në hetimin për sendet e humbura, deklarata për medie e Muzeut Britanik bënte të ditur se do të ndërmerren veprime ligjore kundër ish-anëtarit të stafit dhe se Komanda e Krimit Ekonomik të Policisë Metropolitane po shqyrton gjithashtu atë që ndodhi.

[Edhe ![Muzeu Britanik digjitalizon koleksionin për të parandaluar vjedhjet](https://resources.koha.net/images/2023/October/20/MuzeuBritanik1697753630.png?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 20 tet 2023 Muzeu Britanik digjitalizon koleksionin për të parandaluar vjedhjet](https://www.koha.net/kulture/muzeu-britanik-digjitalizon-koleksionin-per-te-parandaluar-vjedhjet)

Deklarata e Muzeut njoftoi gjithashtu një rishikim të pavarur në protokollet e tij të sigurisë, të cilat tashmë ishin objekt i një hetimi të ashpër qysh më 2002.

Një zëdhënës i Muzeut Britanik ka thënë për “ArtNews”: “Ne nuk mund dhe nuk do të komentojmë për vjedhjet ndërkohë që një hetim policor është në vazhdim”.

Artikuj të ngjashëm

- [![Thellohet skandali i vjedhjes së eksponateve në Muzeun Britanik, nisin dorëheqjet](https://resources.koha.net/images/2023/August/27/Muzeu-Britanik1693167540.jpg?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 28 gus 2023 Thellohet skandali i vjedhjes së eksponateve në Muzeun Britanik, nisin dorëheqjet](https://www.koha.net/kulture/thellohet-skandali-i-vjedhjes-se-eksponateve-ne-muzeun-britanik-nisin-doreheqjet)
- [![Muzeu britanik shkarkon punëtorin që dyshohet se vodhi gjëra të çmuara](https://resources.koha.net/images/2023/August/16/_130820824_bc00f3369970993977af256773872a4c35c28d54-1.jpg1692211660.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Botë 16 gus 2023 Muzeu britanik shkarkon punëtorin që dyshohet se vodhi gjëra të çmuara](https://www.koha.net/bote/muzeu-britanik-shkarkon-punetorin-qe-dyshohet-se-vodhi-gjera-te-cmuara)
- [![Muzeu Britanik merr dhuratë artefakte në vlerë prej 1.2 miliard dollarëve](https://resources.koha.net/images/2024/November/15/e2a1ce81-8c8e-45d7-92af-051385884c33.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Kulturë 15 nën 2024 Muzeu Britanik merr dhuratë artefakte në vlerë prej 1.2 miliard dollarëve](https://www.koha.net/kulture/muzeu-britanik-merr-dhurate-artefakte-ne-vlere-prej-12-miliard-dollareve)

[Arbëri.]() [Muçi: Pas rezultatit të zgjedhjeve në Serbi, Rama mbetet autokrati i fundit në Ballkan](https://www.koha.net/arberi/muci-pas-rezultatit-te-zgjedhjeve-ne-serbi-rama-mbetet-autokrati-i-fundit-ne-ballkan)

[Lifestyle.]() [Më shumë se gjysma e njerëzve me tension të lartë nuk e dinë se vuajnë nga kjo gjendje](https://www.koha.net/lifestyle/me-shume-se-gjysma-e-njerezve-me-tension-te-larte-nuk-e-dine-se-vuajne-nga-kjo-gjendje)

[Futboll.]() [PSG-ja fiton derbin dhe bëhet lidere e Francës](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-fiton-derbin-dhe-behet-lidere-e-frances)

[Showbiz.]() [Dan Reynolds dhe Sofia Vergara darkojnë së bashku, ngjallin dyshime për romancë](https://www.koha.net/showbiz/dan-reynolds-dhe-sofia-vergara-darkojne-se-bashku-ngjallin-dyshime-per-romance)

[Arbëri.]() [Sveçla: E çuditshme si u nda fëmija nga nëna, iu dha babait e ai ia delegoi vëllait, që ka dosje të rëndë në Polici](https://www.koha.net/arberi/svecla-e-cuditshme-si-u-nda-femija-nga-nena-iu-dha-babait-e-ai-ia-delegoi-vellait-qe-ka-dosje-te-rende-ne-polici)

[Arbëri.]() [Kuvendi themelon Komision për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt](https://www.koha.net/arberi/kuvendi-themelon-komision-parlamentar-per-hetimin-e-vrasjes-se-arlinda-zekajt)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Dyshime për humbje e vjedhje të 2 mijë eksponateve në Muzeun Britanik ","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/kulture/dyshime-per-humbje-e-vjedhje-te-2-mije-eksponateve-ne-muzeun-britanik","datePublished":"2023-08-26T17:00:17+02:00","dateModified":"2026-07-09T01:33:23+02:00","articleSection":"Kulturë","wordCount":541,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Numri i eksponateve të Muzeut Britanik që mungojnë, janë vjedhur ose dëmtuar...","url":"https://www.koha.net/kulture/dyshime-per-humbje-e-vjedhje-te-2-mije-eksponateve-ne-muzeun-britanik","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2023/August/25/Vjedhja1693000571.jpg?w=1200&r=fill&q=80"}
```
