Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Themelimi i Teatrit të Preshevës

Hapat e parë të artit dramatik në qytetin e Preshevës, kanë filluan 72 vjet më parë me një trupë amatore.

Publiku preshevar për shumë festa të rëndësishme kombëtare dhe ngjarje të tjera, ka pasur mundësi ndër vite që të shohë shfaqje të ndryshme teatrale me angazhimin e një numri të madh të qytetarëve të talentuar për skenën teatrale.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Vjedulla para gjyqit” ishte një pjesë teatrale pa zë, vetëm me mimikë, e cila ishte shfaqja e parë e Teatrit Amator të Preshevës, e realizuar në vjeshtën e vitit 1945.

Vullnetin e qindra amatorëve nuk e ka ndalur as sistemi politik nga i cili kishte reagime të shumta për inskenime në ndryshme teatrale.

Por, kujtimet e punës në këtë teatër, kanë mbetur edhe në disa fotografi, të cilat disa punonjës i ruajnë me shumë kënaqësi dhe u tregojnë gjeneratave të reja për gjithë punën që kanë bërë.

Aktorët që ngjiteshin në skenë dhe stafi tjetër që ndihmonte në realizimin e këtyre shfaqjeve, vinin nga profesione krejtësisht të tjera.

Ata që punuan pa u ndalur për krijimin e një teatri në këtë qytet, lanë gjurmë në punën e këtij institucioni, i cili tani edhe ligjërisht mban emrin Teatri Profesionist i qytetit të Preshevës.

Të gjithë angazhoheshin pa përfitime të krijonin diçka të bukur për skenën e këtij teatri. Disa ndërmarrës ndihmuan teatrin që në asnjë moment të mos kishte ndërprerje të aktivitetit kulturor në Preshevë.

Por, që të merrte këtë emër teatri, kuadri profesionist me angazhimin e madh, po ashtu bëri punën e vet. Disa prej atyre që punuan për krijimin e këtij institucioni, dikur ishin edhe aktorë në shfaqjet për fëmijë, të cilat ishin realizuar në ish-Teatrin Amator të Preshevës.

e gjatë për krijimin e këtij institucioni, u finalizua në vjeshtë të vitit 2007, me shfaqjen “Maratonistët”, me regji të Kastriot Saqipit.

Shpresa e gjeneratave të para të këtij teatri nuk u shua. Teatri Profesionist i Preshevës tani ka 3 aktorë të punësuar, numri i të cilëve besohet se do të rritet dhe ky institucion do të marrë formën ashtu siç kanë ëndërruar shumë gjenerata.