Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The King” ndjek ëndrrën amerikane dhe Elvis Presleyn

Tejet ambicioz, argëtues dhe i stolisur me disa lëvizje gjarpërore, dokumentari i Eugene Jarecki, “The King” ngjason shumë me personazhin e tij Elvis Presley. Pjesërisht tregon rrëfimin e njohur për djaloshin e varfër, i cili u bë mbret. Por Jarecki ka një storie më të madhe dhe të komplikuar për ta adresuar: atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Duke e lidhur trupin e një njeriu me trupin politik, ai kërkon që jetën e Presleyt ta kthejë në histori të shtetit, një hark që e dërgon dokumentarin nga Graceland në Trumpland, shkruan Koha Ditore.

Përse Elvisi? Për Jareckin, përgjigja duket të jetë: përse jo? Kryesisht, arsyeja është një “Rolls-Royce Phantom V”, të cilin Jarecki e pa para disa vitesh dhe shërben si bredhje nëpër dokumentar dhe vë në skenë një yll të heshtur. Është një bishë argjendi: i madh, i rëndë dhe me temperament. I manipuluar me kamera, duhet të jetë në mesin e veturave më të shtrenjta në historinë e kinemasë, i blerë nga një kompani e produksionit të filmave në vitin 2014 për gati 400 mijë dollarë.

Jarecki, i cili rregullisht shihet dhe dëgjohet përgjatë dokumentarit, nuk e zbulon kurrë në atë se si ai e mori timonin e kësaj veture të çmuar (tani të rishitur), gjë që është shumë keq, sepse na e provokon kureshtjen.

Ai thjesht të fton të hipësh në të derisa të dërgon jashtë shtetit, duke ndjekur rrugët që kalojnë nga e kaluara në të tashmen dhe anasjelltas. Detajet e një pjese të asaj historie janë të njohura si një përrallë, si një kasolle armësh gjahu në Tupelo, ku Presley u lind më 8 janar të vitit 1935... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)