Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Vajza e Elvis Presleyt dërgohet me urgjencë në spital

Lisa Marie Presley është dërguar me urgjencë në spital të enjten, pasi raportohet të ketë pësuar një sulm në zemër.

TMZ ka raportuar se mjekët kanë konstatuar se vajza e mbretit të muzikës Rock&Roll, Elvis Presley, ka puls, para se ta transportonin në spital.

Ndërkohë, gjendja e saj mbetet e paqartë.

Lisa Marie mori pjesë në Golden Globes të martën mbrëma, ku ajo dhe nëna e saj panë Austin Butler të fitonte për portretizimin e tij të “Mbretit” në filmin biografik me të njëjtin emër.

Gjatë fjalimit të tij, Butler ai nderoi të venë e Elvisit dhe vajzën e tyre.

“Familja Presley, ju falënderoj djema që më hapët zemrat, kujtimet tuaja, shtëpinë tuaj”, u tha ai vendasve të Tenesit. Lisa Marie dhe Priscilla, ju dua përgjithmonë”, ka deklaruar Butler.

Edhe Zbulohet shkaktari i vdekjes së Lisa Marie Presleyt Showbiz Zbulohet shkaktari i vdekjes së Lisa Marie Presleyt

Lisa Marie zotëronte dhe drejtont

e “Elvis Presley Enterprises” deri në vitin 2005, kur ajo shiti të gjithë portofolin e bizneseve. Megjithatë, ajo mbetet pronare e Graceland, pasuria e famshme e Elvisit në Memphis.

Image