Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Zbulohet shkaktari i vdekjes së Lisa Marie Presleyt

Këngëtarja, Lisa Marie Presley, njëherësh vajza e legjendës së ndjerë të muzikës, Elvis Presley, vdiq në janar të këtij viti në moshën 54-vjeçare.

Gjashtë muaj më vonë është zbuluar zyrtarisht shkaktari i vdekjes së saj, që është vuajtja e pasojave të një obstruksioni të zorrëve të vogla, njofton zyra e mjekut ligjor në Los Angeles.

Ueb faqja për të famshëm TMZ ka njoftuar se në gjakun e saj janë gjetur nivele terapeutike të Oksikodonit dhe një opium i dytë i njohur si Buprenorfinë. Kur këto dy medikamente konsumohen në të njëjtën kohë, mund të çojnë në kapsllëk.

Megjithatë, mjeku ligjor theksoi se në shtëpinë e saj nuk u gjet asnjë gjurmë e drogave që mund të kenë shkaktuar vdekjen e Presleyt dhe e pranoi se këngëtarja, të cilës mjekët i kishin përshkruar qetësues pas një procedure kozmetike vetëm disa muaj para vdekjes së saj, kishte një histori të ‘mbimjekimit’ dhe shquhej si person që harronte se i kishte konsumuar ilaçet dhe i merrte ato përsëri.

Raporti mjekësor zbuloi gjithashtu se testi i toksikologjisë në urinë ishte negativ dhe pasi u dërgua me urgjencë në spital, Lisa kishte pësuar një arrest kardiak.

Lisa, e cila ka lënë prapa vajzën Riley Keough dhe nënën, Priscilla Presley, por e humbi djalin, Benjamin, në vitin 2020 kur ai u vetëvra në moshën 27-vjeçare, e bëri paraqitjen e saj të fundit publike në edicionin e 80-të të ceremonisë “Globi i Artë”, vetëm disa ditë para vdekjes së saj.

Edhe Yjet nderojnë këngëtaren, Lisa Marie Presley Showbiz Yjet nderojnë këngëtaren, Lisa Marie Presley

Riley Keough e nderoi nënë dhe vëllain e saj të ndjerë përmes një postimi në rrjetet sociale, pak orë pasi mësoi se është nominuar për çmim “Emmy”, për rolin e saj në filmin “Daisy Jones and the Six”.

Ajo duket se po e gëzon një karrierë të suksesshme si aktore, pavarësisht tragjedive në familjen e saj.

Përgatiti: Edona Binaku