Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“The Guardian”: Elina Duni, një zë unik në jazz

Elina Duni me origjinë shqiptare tingëllon shumë si vetja teksa ka ndikime të ndryshme, pasi treshja e saj e mbështet atë me tinguj të shndritshëm si diamanti. Ka pak këngëtarë bashkëkohorë të ndikuar nga muzika jazz që arrijnë të tingëllojnë aq shumë si vetja duke u bazuar në një larmi të zhanreve, gjuhëve e historive kulturore sa Duni

Thuhet se vokali i jazzit duhet të tingëllojë si këngëtari, jo si kënga. Legjendat që nuk jetojnë më, duke filluar nga Billie Holiday dhe Ella Fitzgerald te Mark Murphy e Betty Carter e kanë mishëruar këtë, ashtu si po bëjnë sot muzat si Cécile McLorin Salvant dhe Gretchen Parlato. Por ka pak këngëtarë bashkëkohorë të ndikuar nga muzika jazz që arrijnë të tingëllojnë aq shumë si vetja duke u bazuar në një larmi të zhanreve, gjuhëve e historive kulturore sa këngëtarja me prejardhje shqiptare, Elina Duni.

“A Time to Remember” është albumi i nëntë i Dunit dhe i dyti me kitaristin nga Mbretëria e Bashkuar, Rob Luft, pianistin Fred Thomas dhe zviceranin Matthieu Michel në trumbetë – një treshe e përshtatur në mënyrë të përsosur me aftësinë e saj për të përcjellë intensitetin me tingujt më delikatë dhe njëherësh të shndritshëm si diamant që improvizojnë me kujdes në mënyra që zgjasin këngët pa prishur kontrollin e sigurt të Dunit mbi formën e tyre.

Me origjinalet e dyshes Duni dhe Luft – një përzierje me këngë tradicionale evropiane, amerikane, kosovare dhe shqiptare – “A Time to Remember” plotëson albumin e kolonave zanore, “Lost Ships”. Por udhëtimet e Dunit dhe Luft dhe ekspeditat në shkretëtirën e Sinait dhe në Detin e Kuq prekin pjesën më të madhe të kësaj muzike, veçanërisht këngën me nota rrëshqitëse dhe titullin e thjeshtë, pa fjalë të mëdha, “Dawn”.

Frymëmarrjet e shpejta si pjesë e performancës së Dunit në kthesat e këngës tradicionale shqiptare “E vogël” ngjallin vrullin e një fëmije, ndërsa balada e bukur e Charlie Haden, “First Song” hapet me efektet e ehos së Luftit alla-Bill Frisell dhe shpalos dorëzimin e butë të Dunit në tekstet e Abbey Linkolnit. “Send in the Clowns”, një sfidë e ashpër për çdo këngëtar, në mënyrë të ngjashme manifeston aftësinë e jashtëzakonshme të kësaj vokalisteje të shkëlqyer për të shprehur forcën dhe vendosmërinë e saj.

Marrë nga “The Guardian”. Përktheu: Gonxhe Konjufca

Image
“A Time to Remember” është albumi i nëntë i Dunit dhe i dyti me kitaristin nga Mbretëria e Bashkuar, Rob Luft, pianistin Fred Thomas dhe zviceranin Matthieu Michel në trumbetë