Shkurtë Aliu u lind më 1981 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në Gjilan dhe Prishtinë, kurse të mesmen në vendlindje. Gjatë shkollimit të mesëm punoi si vullnetare në shoqatën e të hendikepuarve “Handikos”. Pas përfundimit të shkollës së mesme punoi si regjisore në “TV Men” në Gjilan dhe si infermiere e transfuzionit të gjakut në transfuzion të Spitalit Regjional të Gjilanit. Prej vitit 2001 deri në vitin 2004 studioi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, në Drejtimin - Arti Dramatik, Dega për Regji Teatrore. Gjatë studimeve ka realizuar pesë shfaqje: “Elektrën” nga Sofokliu, “Bretkosat” nga Aristofani, “Makbethin” nga Shakespearei, “Shumë zhurmë për asgjë” po nga Shakespearei dhe komedinë “Miu” e shkruar nga vetë ajo.
Vallëzimi buron nga një dëshirë njerëzore për shprehje personale dhe lidhje shoqërore. Unë vallëzimin e kam pasion. Vallëzoj edhe kur nuk lëviz, ëndërroj duke vallëzuar, vallëzoj për arsye të ndryshme, siç janë rastet e festave, mërzisë, shërimi, falënderimi, për të demonstruar aftësi fizike, për të pohuar individualitetin, por dhe për t’u argëtuar...Përmes valles shkoj ku të dua dhe jam kush të dua. E ruaj vallen edhe si trashëgimi kulturore. Babanë e kam valltar dhe e kam në gjene talentin e trashëguar nga ai. Jam shumë e lumtur se vallëzoj me trup e shpirt po si ai, shkruan Koha Ditore.
Faleminderit! Magjia përkufizohet si fuqia që kemi për të ndikuar në ndryshimin e drejtimit të gjërave, përmes forcave të mbinatyrshme ose të mistershme. Magjia e fjalëve dhe lutja janë instrumentet e nevojshme për të arritur objektivat në jetë. Ajo funksionon përmes fjalëve tona, të cilat kanë fuqi të madhe. Me anë të energjisë së fjalëve tona, mund ta përmirësojmë jetën tonë duke u orientuar drejt dashurisë, lumturisë dhe suksesit. Fjalët tona ndikojnë edhe në jetën e personave që na rrethojnë, për mirë ose për keq. Nëse ndalojmë për t’i analizuar gjërat, mund ta kuptojmë se përmes fjalëve tona, ne mund të sjellim ndryshime magjike në jetën e të tjerëve. Kjo gjë na bën të reflektojmë lidhur me sjelljen tonë dhe në njëfarë mënyre na disiplinon në mënyrë pozitive. Fjalët magjike janë ato të cilat na hapin rrugë, na bëjnë person të dashur që nga fëmijët e deri tek të moshuarit. Andaj falënderohuni për të gjitha që u ka ofruar jeta.
Hëna. Sa herë që e vështrojmë ndalemi për pak, në qetësi të plotë. Ky është efekti i saj. Kështu thotë Margaret Arwood. Hëna është i vetmi trup qiellor më i afërt me planetin tonë. Njëkohësisht është trupi qiellor i cili me mahnit me magjinë e saj të ndritshme, me lindjen dhe perëndimin e saj. Shpesh flas me të. Pamja të cilën e shohim kur ajo është e plotë me inspiron e më mbush plot energji. Gjithmonë si fëmijë kam menduar se ajo i ka dy sy, dhe se më vështron vazhdimisht. Thjesht, mrekulli më vete. Hëna është muza ime në shumë raste. Më ngazëllen.
Kafja, për ta nisur ditën mbarë. Të gjithë kemi si traditë të konsumojmë një filxhan me kafe e cila konsiderohet edhe si një ilaç për dikë, pasi na bën të zgjohemi me lehtë dhe me energjik. E konsideroj si pije magjike, e cila shoqëron shumicën e njerëzve përpara se ata të nisin punët e jetës së përditshme.....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)