Të premten, më 28 prill, në orën 20:00, në Teattrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet premierë “Bordel Ballkan” nga Jeton Neziraj, me regji të Andras Urban, ndërsa reprizën do ta ketë më 29 prill, dhe 2, 22, 23 dhe 24 maj, të gjitha në orën 20:00.
‘Bordel Ballkan’ është bazuar në dramën e Eskilit “Orestia”. E zhvendosur në një kontekst të ri ballkanik – ‘Bordel Ballkan’ flet për një lloj çoroditjeje morale e shpirtërore, nga i cili vuajmë në këto anë. Drama shpërfaq një lloj besimi të rremë, të cilin ia veshim vetes si një rrobe e vjetër, e pas së cilës fshihemi, si duke dashur të tregojmë që ne jemi zotët e fatit tonë, që ne jemi qenie të vetëdijshme. E përkundrazi, kjo dramë, në tërësinë e saj, na dëshmon të kundërtën: që në neve gjendet një kod i thellë shkatërrimtar, për të cilin ne, kokëfortësisht, nuk jemi të vetëdijshëm. Dhe prandaj ne vazhdojnë të prodhojnë heronj të rrejshëm, histori të rrejshme dhe të tanishme të rrejshme. Të tanishmen e shohim turbull e edhe më turbull e shohim të ardhmen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Qani, qani të gjithë
Qani, o popull, qani se vaji na bënë mirë
Le t’i pastrojmë zemrat e shpirtrat
Nga mllefi e urrejtja që na ka rënduar
Le ta pastrojmë veten nga mëkatet që mund t’i kemi bërë
Kur pa dashje kemi vrarë ndonjë fëmijë
Kur pa dashje kemi hedhur nga kati i nëntë ndonjë grua plakë
Kur pa dashje ndokujt ia kemi shkulur ndonjë veshkë
Qani, popull, se vaji na bënë mirë
Vaji na pastron, bash sikur pastron faksi
Qani, se keni përse të qani.”
‘Bordel Ballkan’ na sjell një pamje të errët dhe pesimiste të hapësirave tona. Personazhet e shfaqjes i nënshtrohen fatit dhe të pafuqishëm lundrojnë drejt palumturisë e shkatërrimit.
Autor: Jeton Neziraj
Regjisor: András Urbán
Aktorët:
Astrit Kabashi,
May-Linda Kosumoviq,
Adrian Morina,
Armend Baloku,
Semira Latifi,
Armend Smajli,
Shengyl Ismaili,
Arta Selimi,
Albulena Kryeziu-Bokshi,
Shpejtim Kastrati,
Ylber Bardhi,
Adhurim Demi
Muzika: Irena Popoviq
Skenografia: Zeni Ballazhi
Kostumet: Yllka Brada
Instrumentistë: Alzan Gashi, Drin Tashi, Xhemail Gllavica
Koreografia/ Coreography: Sinan Kajtazi
Asistente: Arta Selimi
Dizajni i dritave: Sherif Sahiti, Mursel Bekteshi
Kjo shfaqje përmban gjuhë dhe skena eksplicite dhe mund të mos jetë e përshtatshme për disa spektatorë apo/edhe persona nën moshën 18 vjeç. Fotografimi apo xhirimi gjatë shfaqjes është rreptësisht i ndalueshëm, theksojnë organizatorët e saj në njoftimin për kohën, vendin dhe përmbajtjen e saj.
OVL e UÇK-së tashmë ka njoftuar se do ta pengojë shfaqjen e saj, meqë, siç kanë thënë – fyen luftën tonë çlirimtare.