Ka kohë që ndihet nevoja për realizimin e një projekti të karakterit enciklopedik-shkencor në formë të leksikonit, për një tablo të plotë shkencore për vendbanimet, retrospektivën historike, gjendjen e sotme dhe perspektivën e zhvillimit të tyre hapësinor-fizik, demografik dhe funksional.
Seksioni i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës mori përsipër të hyjë në këtë projekt serioz afatmesëm, i vetëdijshëm për vështirësitë në mbledhjen e të dhënave, fakteve shkencore dhe informatave relevante nga terreni, dokumentacioni dhe dijet nga fusha të ndryshme, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoËshtë i njohur fakti se Kosova nuk ka traditë të gjatë në hartimin e veprave kolektive të karakterit enciklopedik, por edhe botimeve të tjera, që kërkojnë njerëz të kualifikuar dhe mjete. Në vitin 2008, Akademia i hyri punës në hartimin e Monografisë Kosova dhe e finalizoi në gjysmën e vitit 2011 – doli botimi në shqip si një punë kolektive (me rreth 60 autorë nga të gjitha fushat dhe trevat shqiptare), dhe pas një kohe doli edhe botimi në anglisht – një version i kondensuar.
Projektin e drejtuan akad. Rexhep Ismajli dhe akad. Mehmet Kraja. Ndërkaq, pas një pune intensive të më se 500 autorëve, pikërisht para një viti doli nga shtypi edhe “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” në dy vëllime, një nga projektet më të mëdha të Akademisë dhe të Kosovës, që do të jetë paraprijës për hartimin e Enciklopedisë së Kosovës, pastaj edhe të Enciklopedisë Shqiptare. Projektin e drejtoi akad. Mehmet Kraja. Me këto ndërmarrje u pa se puna ekipore mund të funksionojë edhe te ne brenda ndarjes adekuate të saj dhe me një organizim efikas. Funksionoi edhe në rastin e Leksikonit të vendbanimeve, që është i pari në Kosovë dhe në gjithë hapësirën shqiptare dhe më gjerë. Projekti po realizohet me mjete modeste.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)