Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Akademia sjell vëllimin e tretë të leksikonit “Vendbanimet e Kosovës”

Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka sjellë vëllimin e tretë dhe të fundit të leksikonit “Vendbanimet e Kosovës”.

Ky projekt leksikografik me 2023 faqe – i ndërmarrë nga Seksioni i Shkencave Shoqërore – është fryt i një bashkëpunimi kolektiv mes gjeografësh, sociologësh, demografësh, historianësh dhe ekonomistësh.

Në përurimin e mbajtur paraditen e së mërkurës në mjediset e ASHAK-ut, leksikoni trevëllimësh “Vendbanimet e Kosovës” është vlerësuar si një tjetër projekt i suksesshëm akademik që përmbush një nevojë të kahershme për gjeoshkencat, dijet sociale dhe opinionin profesional në vend.

Kështu, i fundit vëllim përmban të dhëna për 694 vendbanime rurale gjithandej Kosovës të renditura në mënyrë alfabetike prej shkronjës M deri në Zh.

{gallery}