Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Succession”, “The Bear” dhe “Beef” dominojnë në “Emmy”

“Succesion” ka siguruar vend në histori me titullin e tretë si seria dramatike më e mirë e “The Bear” është veçuar si top-komedia, në ndarjen e çmimeve “Emmy” të hënën në mbrëmje.

Qunta Brunson e “Abbott Elementary” dhe Steven Yeun e Ali Wong të “Beef” po ashtu shënuan fitore historike në edicionin e 75-të të ceremonisë, që u mbajt katër muaj me vonesë për shkak të grevave në Hollywood.

Saga e HBO-së, “Succesion”, për mospërshtatjen e gjeneratave në familjen e konglomeratit të mediave, fitoi çmimin kryesor për edicionin e katërt dhe të fundit. Po ashtu ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në dramë, Sarah Snook dhe aktorin më të mirë në dramë për Kieran Culkin.

“Të gjithë kemi dhënë gjithçka nga vetja, dhe niveli ishte shumë i lartë”, ka thënë Snook.

“The Bear”, drama komike për një familje dhe menaxhimin e një restoranti, që ka në qendër një kuzhinier të talentuar, fitoi çmimin për serialin më të mirë komedi për sezonin e parë. Gjithashtu fitoi edhe çmimet për aktorët më të mirë në këtë kategori, me Jeremy Allen White si aktori më i mirë, Ayo Edebiri si aktorja më e mirë në rol dytësor dhe Ebon Moss-Bachrach si aktori më i mirë në rol dytësor.

Edhe “The Pitt” kryeson me 25 nominime në “Emmy”, ndërsa “Hacks” vendos rekord mes komedive Showbiz “The Pitt” kryeson me 25 nominime në “Emmy”, ndërsa “Hacks” vendos rekord mes komedive

Brunson që fitoi çmimin e aktores më të mirë në komedi u bë gruaja e parë me ngjyrë që fitoi këtë çmim në më shumë se 40 vjet.

“Succession” dominoi me gjashtë çmime, duke përfshirë edhe aktorin më të mirë në rol dytësor për dramë, Matthew Macfadyen dhe skenarin më të mirë në dramë për Jesse Armstrongun. E vetmja kategori ku nuk fitoi ishte për aktoren në rol dytësor.

“The Bear” fitoi në çdo kategori që ishte nominuar dhe krahas katër çmimeve të mëhershme, ka arritur në 10 në total, që paraqet shifrën më të lartë për ndonjë show.

Përderisa “Succession” dhe “The Bear” fituan nga gjashtë çmime në kategoritë e dramës dhe komedisë, seria e “Netflixit”, “Beef” dominoi në kategoritë e tjera me pesë çmime.

Edhe Nominimet për çmimet “Emmy” Showbiz Nominimet për çmimet “Emmy”

“Emmys” u prezantuan nga aktori dhe komediani Anthony Anderson.

Nominimet ishin prezantuar në korrik dhe ceremonia ka qenë e paraparë të mbahej në shtator, por grevat në Hollywood bënë që të shtyhej.