Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Nominimet për çmimet “Emmy”

Janë bërë të ditura nominimet për çmimet “Emmy” dhe serialet, “Succession”, “The Last of Us”, “The White Lotus” dhe “Ted Lasso”, po kryesojnë me më së shumti nominime.

Në kategorinë kryesore të mbrëmjes atë “Drama më e mirë”, sivjet garojnë serialet, “Andor”, “Better Call Saul”, “The Crown”, “House of the Dragon”, “The Last of Us”, “Succession”, “The White Lotus” dhe “Yellowjackets”. Ndërsa në kategorinë “Komedia më e mirë” janë nominuar projektet, “Abbott Elementary”, “Barry”, “The Bear”, “Jury Duty”, “The Marvelous Mrs. Maisel”, “Only Murders in the Building”, “Ted Lasso” dhe “Wednesday”.

Në kategorinë për aktorin më të mirë në dramë kryesojnë yjet, Jeff Bridges për rolin në serialin “The Old Man”, Brian Cox për “Succession”, Kieran Culkin për “Succession”, Bob Odenkirk për “Better Call Saul”, Pedro Pascal për “The Last of Us” dhe Jeremy Strong për rolin e tij në serialin “Succession”. Kurse në kategorinë për komedi të nominuar janë, Bill Hader për serialin “Barry”, Martin Short për “Only Murders in the Building”, Jason Segel për “Shrinking”, Jason Sudeikis për rolin në serialin “Ted Lasso” dhe Jeremy Allen White për “The Bear”.

E sa i përket aktoreve që sivjet kanë arritur të vlerësohen me nominim në kategorinë “Aktorja më e mirë në dramë”, ato janë, Sharon Horgan, Melanie Lynskey, Elisabeth Moss, Bella Ramsey, Keri Russell dhe Sarah Snook. Kurse në kategorinë për komedi garojnë aktoret, Christina Applegate, Rachel Brosnahan, Quinta Brunson, Natasha Lyonne dhe Jenna Ortega.

Për t’u kualifikuar për çmimet e këtij viti, serialet televizive duhej të ishin transmetuar gjatë periudhës 1 qershor 2022 dhe 31 maj 2023.

Edicioni i 75-të i ceremonisë “Emmy” planifikohet të transmetohet live nga teatri “Peacock”, të hënën më 18 shtator. Ka mundësi që prezantimi i çmimeve të shtyhet, nëse nuk bëhet një zgjidhje për grevën e vazhdueshme të skenaristëve deri në fund të kësaj vere.

Përgatiti: Edona Binaku

Image
Artikuj të ngjashëm