Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sot nis edicioni i parë i Peja Jazz

Anibar dhe Kinemaja “Jusuf Gërvalla” këtë dhjetor po e nisin organizimin e një ngjarje të re në Pejë.

“Peja Jazz” do të jetë seri e koncerteve e cila do të sjellë frymën e muzikës xhaz për publikun, jo vetëm pejan.

Në kohën kur pandemia Covid-19 ka goditur skenën e kulturës gjithandej globit, organizatorët kanë dëshiruar të sfidojnë veten që mu në këtë kohë të krijojnë një ngjarje të re kulturore, e cila ka për qëllim zvogëlimin e distancës mes nesh, gjithmonë duke respektuar masat në fuqi për mbrojtje nga përhapja e virusit Covid-19.

“Peja Jazz” nuk është festival, por një seri tradicionale koncertesh dhe ngjarjesh përcjellëse që fokus kryesor e kanë promovimin e muzikës xhaz dhe të ideve të reja.

Kjo ngjarje do të zhvillohet nga sot, më 7 dhjetor, deri me 10 të këtij muaji në hapësirën e Kinemasë “Jusuf Gërvalla” në Pejë.

Të njëjtat koncerte do të transmetohen edhe live në mediat sociale të Kinema ‘Jusuf Gërvalla’ dhe Peja Jazz.

Edhe “Peja Jazz”, si çlirim prej shablloneve për shpresë e shkrirje distance Kulturë “Peja Jazz”, si çlirim prej shablloneve për shpresë e shkrirje distance

Numri i pjesëmarrësve do të jetë i limituar, ndërsa së shpejti do të fillojë shitja e biletave.

Ky edicion i parë i Peja Jazz po organizohet në kuadër të projektit të Anibar, komunitet i fuqizuar përmes artit dhe kulturës të mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar i Ndihmës së Zyrës së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut.