Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho, ka interpretuar të enjten në “Royal Opera House” të Londrës para Mbretit Charles.
Ka qenë vetë ylli shqiptar që ka publikuar të premten video nga ngjarja dhe takimi me mbretin britanik.
“Natë shumë e veçantë në ‘Royal Opera House’ për të treguar respektin tim dhe të kolegëve dhe madhështinë e tij, Mbretin Charles, për maestron tonë të dashur, Toni Papanno. Të gjithë e ndjenjë kur marrin dashuri”, ka shkruar ajo në Facebook.
Ngjarja u mbajt për të nderuar drejtorin muzikor të Operës Mbretërore, Antonio Pappano që u largua pas 22-vjetësh karrierë.
Pas interpretimit, Mbreti doli në skenë dhe bashkë me interpretuesit përshëndetën të pranishmit.
-
Ermonela Jaho me frymën e operave botërore në skenën e improvizuar të Prishtinës
-
Gala-koncerti i Ermonela Jahos – zë edhe për shtëpi opere
-
Ermonela Jaho ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës, sonte në “Express”
-
Ylli i operave, Ermonela Jaho, ua jep arieve kontekstin historik të Gjakovës
-
“Kur ndjenjat marrin zë” rikthen Ermonela Jahon në Tiranë