Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sonte në Teatrin “Dodona” shfaqet “Fabrika e Kukullave”

Në Ditën e Tetarit, sonte nga ora 19 e 30 minuta, në Tetarin "Dodona" të kryeqytetit shfaqet komedia "Fabrika e Kukullave".

Euro Ballkan Institut në kooproduksion me Teatrin "Dodona" në Prishtinë Ditën Ndërkombëtare të Teatrit e shënojnë sonte me premierën “Fabrika e Kukullave”, autor i të cilës është Mentor Haliti, ndërsa regjisor Naser Shatrolli, që ka për asistent Lirim Behlulin.

Në këtë komedi interpetojnë: Butrint Lumi, Rina Krasniqi dhe Edlir Gashi.

Nëpërmes këtij formati teatror – komedi e zezë, eksplorojmë në frymën e teatrit të absurdit të bëmat e një drejtori dhelparak - qesharak në të thëna, dramatik në të bëma, i veshur në pantallona shiz, ushqehet me të ngulmet e bilardos, i cili në vulën e hekurt të fabrikës së kukullave e fsheh diktaturën gjersa eksploron rend e ligj sa psikologjik, po kaq dhe fizik.

Sjelljet e tij tragjikomike i ngjasojnë një diktat(ure) ori modern që ngjall nostalgji për të djeshmen tonë, përkatësisht alarmon për të sotmen servile të njeriut bashkëkohor, që është shndërruar në marionetë mashtrimi!

Edhe Shfaqja “Litari” ngre tension në darkën mbi sekretin fatal, sonte në “Express” EXPRESS 8 muaj më parë Shfaqja “Litari” ngre tension në darkën mbi sekretin fatal, sonte në “Express”

Kompozitor: Drinor Zymberi;

Skenografia: Artan Hasani & Agron Blakqori;

Koreografia: Fatmir Smani;

Kostumografia: Ar Veselaj;

Dizajni i dritave: Albert Gashi;

Dizajni i pllakatit: Salih Lutolli (Agi);

Adaptimi tekstual dhe dramatizimi: Naser Shatrolli;

Edhe 14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur Shtojca për Kulturë 1 muaj më parë 14 prill 1987: Dita kur e gjithë Jugosllavia mbeti e nemitur

Bashkëpunëtore: Arjeta Miftari, Valbona Kida, Mustaf Statovci.

Ejani të freskojmë mendjen për mbamendjen - të rikujtojmë thirrjet telefonike të një diktature me gisht alo – 038, në kohën e iPhonet dhe Facebook-ut, është thirrja e atyre që e kanë vënë në skenë "Fabrikën e Kukullave".