Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Fabrika e Kukullave” në sistemin diktatorial do të shpaloset në Dodonë

Rrëfimi për drejtorin e një fabrike, i cili duke përdorur sistemin diktatorial të menaxhimit arrin t’i shndërrojë punonjësit e tij në kukulla, do të shpaloset në skenën e teatrit “Dodona”.

E shkruar nga dramaturgu Mentor Haliti, realizuar nën regji të Naser Shatrollit, “Fabrika e kukullave”, që i takon zhanrit komedi e zezë, është në fazën e fundit të provave, para se të prezantohet për audiencën, transmeton emisioni Express në KTV.

Greva, bllokada e prodhimit si pasojë e pakënaqësive të punëtorëve dhe kërkimi i një vendi pune nga të rinjtë në uzinën ballkanike degraduese, janë temat e kësaj shfaqjeje.

Aktorët që do të luajnë në këtë komedi janë: Butrint Lumi, Rina Krasniqi dhe Edlir Gashi.

“Fabrika e kukullave” do të shfaqet premierë të mërkurën e 27 marsit, në skenën e teatrit “Dodona”.

Artikuj të ngjashëm