Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri i Prishtinës “Dodona” të shtunën hap sezonin

Të shtunën, më 8 shtator 2018, duke filluar në ora 12:00 dhe 13:00 do të jepet shfaqja për fëmijë “Kësulëkuqja”. Me këtë shfaqje tetari “Dodona” i Prishtinës hap sezoni i ri teatror.

Shfaqja është punuar sipas përrallës së Vëllezërve Grim.

Regjia: Melihate Qena

Kukullat: Valdet Rama

Muzika: Violeta Rexhepagiqi

Piktura: Musa Kalaveshi

Luajnë: Roza Berisha-Fejzullahu, Avdi Azemi dhe Valdet Rama.

Përmbajtja e shkurtër:

Dy fëmijë luajnë teatër para shtëpisë. Ata kanë emrat e tyre Agim dhe Shpresë. Por nuk ka emër edhe kukulla me të cilën ata luajnë. Ata pasi e mësojnë se të gjithë fëmijët në sallë I kanë emrat e tyre fillojnë ta kërkojnë edhe një emër për kukullën, Në shportën e lodrave e gjejnë një kësulë të kuqe. Kjo është kësula e kuqe më e famshme në botë, duke I’u falënderuar një gjysheje. E vajza këtë dhuratë nuk e heq asnjëherë nga koka. Por që përralla jonë të shkoj si duhet nevojitet edhe një ujk për ti vështirësuar gjërat. E ku është ujku natyrisht se është edhe gjahtari. Kjo është përralla për kësulëkuqen por e treguar në një mënyrë krejtësisht të re.

Artikuj të ngjashëm