Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Historia e “Dodonës” nëpërmjet kukullave

Rosak Pastërtori është kukulla më e vjetër e këtij koleksioni. Kukulla është punuar në vitin 1987.

Përmes këtij personazhi, regjisorja Melihate Qena do t’i mësonte shikuesit e vegjël të teatrit “Dodona” se si të kujdesen për ambientin dhe ta mbajnë pastërtinë, transmeton KOHA.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tani, personazhi i dashur i fëmijëve së bashku me kukullat e tjera të teatrit do ta ketë një hapësirë të veçantë ekspozuese.

Aktorja dhe regjisorja, e cila punon në Teatrin e kukullave tash 34 vjet flet për rëndësinë e arkivimit të mbi 200 kukullave.

Punimi i kukullave ishte proces sfidues për ata që i realizonin shfaqjet për fëmijë.

Qena shpeshherë e kishte pasur të vështirë të gjente mjeshtër për t’i realizuar personazhet që i kishte në mendje.

Ekspozimi dhe arkivimi i koleksionit të kukullave është lajm i mirë për aktoren Roza Berisha-Fejzullahun, e cila është pjesë e “Dodonës” që nga themelimi.

Kukullat që dokumentojnë historinë e teatrit “Dodona” janë ekspozuar në katin e dytë të ndërtesës. Hapësira që është liruar, më herët kishte shërbyer si dhomë leximi.

Drejtori i teatrit “Dodona”, Visar Krusha, thotë se ideja është që në të ardhmen kukullat të ekspozohen edhe për publikun.

Arkivimi i kukullave është një udhëtim nëpër shfaqjet që janë luajtur në skenën e “Dodonës”. Mes tjerash janë ekspozuar kukullat e shfaqjeve: “Pylli është i të gjithëve” “Minuku lozonjar”, “Elefanti kureshtar”, “Qeni që nuk dinte të lehte”, “Kësulëkuqja”, “Borëbardha” e deri te kukullat e shfaqjes “Liza në botën e çudirave”, që e pati premierën në shkurt të këtij viti.