Futboll

Pisa e shënon fitoren e parë në Serie A

Pisa

Pisa e ka shënuar fitoren e parë këtë edicion në Serie A. 

Pisa të premten mbrëma e ka mposhtur në shtëpi Cremonesen me rezultatin, 1:0. 

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 11-të të elitës së futbollit italian. 

Golin e fitores për vendësit e shënoi mesfushori gjerman, Idrissa Toure, në minutën e 75-të. 

Pisa këtë edicion ka edhe gjashtë barazime dhe katër humbje. Renditet në pozitën e 16-të me nëntë pikë. 

Cremonese e zë vendin e dhjetë me 14 pikë.