Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Vdiq James Watson, shkencëtari që zbuloi strukturën e dyfishtë të ADN-së

James Watson

Ka vdekur në moshën 97-vjeçare James Watson, shkencëtari amerikan dhe fitues i Çmimit Nobel, i njohur për zbulimin e strukturës së dyfishtë të ADN-së në vitin 1953, shkruan BBC.

Hulumtimet dhe zbulimet e tij hapën rrugën për të kuptuar se si ADN-ja replikohet dhe mbart informacionin gjenetik, duke krijuar bazën për përparime të shpejta në biologjinë molekulare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Watsoni kishte marrë disa tituj nderi, të cilat iu hoqën në vitin 2019 pas komentimeve kontroverse mbi lidhjen mes racës dhe inteligjencës, të cilat shkaktuan kritika të gjera.

Në një program televiziv, Watsoni iu referua një qëndrimi kontrovers sipas të cilit gjenet mund të ndikojnë në mesataren e rezultateve të testeve të inteligjencës midis personave me ngjyrë dhe të bardhë.

Struktura e dyfishtë e ADN-së, e zbuluar nga Watson së bashku me Francis Crick dhe Rosalind Franklin, konsiderohet një nga zbulimet më të rëndësishme të shekullit 20 në biologji, dhe ka revolucionarizuar mënyrën se si shkenca studion gjenet.