Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sinan Kajtazi në krye të Baletit synon t’i ruajë unitetin e vazhdimësinë

Sinan Kajtazi është zgjedhur drejtor i Baletit Kombëtar të Kosovës. Ky është vendimi i Këshillit Drejtues të BKK-së pas vlerësimit që ua ka bërë tre kandidatëve konkurrentë në konkursin e brendshëm për këtë pozitë.

Kajtazi, ushtrues detyre i drejtorit të BKK-së prej shkurtit të këtij viti, ka marrë 90,6 pikë, duke lënë prapa kundërkandidatët e tij, njëherësh kolegë në trupë, Luljeta Ademi e vlerësuar me 77,95 pikë e Sead Vuniqi me 75.25 pikë. Ata u janë nënshtruar testit e intervistës nga Këshilli Drejtues i BKK-së, i kryesuar nga Ahmet Brahimaj e në përbërje të Leonora Rexhepit, Flora Salihut, Brikena Cerajës, dhe Ahmet Dërgutit. Ky është rezultati i konkursit të brendshëm që hapi Ministria e Kulturës më 30 maj, gjashtë muaj pas pensionimit të Ahmet Brahimajt, deri atëherë drejtor i BKK-së.

Për Brahimajn i gjithë procesi ka shkuar në rregull bazuar në ligjet në fuqi. Ka thënë se është e natyrshme që zgjedhja e drejtorit të institucionit, të cilin ai e kishte udhëhequr deri në fund të vitit të kaluar, të bëhej brenda trupës së baletit. Sipas tij, ata janë njohësit më të mirë të potencialit që ka kjo trupë, por edhe të problemeve të përditshme me të cilat ballafaqohet.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")