Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tre anëtarë të trupës synojnë ta udhëheqin Baletin Kombëtar të Kosovës

Ka vite që janë kolegë në skenë, por tre balerinët tash janë konkurrentë. Anëtarët e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, Luljeta Ademi, Sead Vuniqi dhe Sinan Kajtazi, i janë futur garës për drejtor të këtij institucioni.

Ata ia kanë mësyrë kësaj pozite nëpërmjet konkursit të brendshëm, që është mbyllur në ditën e gjashtë të këtij muaji. Këshilli Drejtues i BKK-së tashmë ka marrë aplikacionet e tyre. Sipas konkursit, drejtori i këtij institucioni përmbush detyrat dhe përgjegjësitë e tij nën mbikëqyrjen e Këshillit Drejtues.

Ahmet Brahimaj, kryetar i KD të BKK-së, ka thënë se së shpejti do ta bëjë vlerësimin e kandidatëve dhe për një periudhë të shkurtër kohore do të bëhet e ditur se kush është përzgjedhur.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")