Prishtinë, 19 prill - Shkeljet ligjore të Ministrisë së Kulturës dhe Këshillit Drejtues të ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” e kanë lënë këtë institucion pa drejtor të përgjithshëm, një muaj pasi Shefqet Gjocaj kishte nisur mandatin e dytë në këtë detyrë.
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka ardhur në përfundim se MKRS-ja dhe Këshilli Drejtues i “Shotës”, kanë futur në test dhe kanë intervistuar edhe kandidatë që nuk i kanë plotësuar kushtet e parapara me konkurs. Kësisoj ka ndodhur me të katër kandidatët nga gjashtë sa ia kishin mësyrë postit drejtues, shkruan sot Koha Ditore.
Në ditën e 13-të të këtij muaji, KPMShCK-ja ka marrë vendim për miratimin e Raportit të kolegjit të këtij organi të pavarur, nëpërmjet të cilit anulohet procedura e rekrutimit nëpërmjet së cilës, Shefqet Gjocaj ishte zgjedhur drejtor i “Shotës” për herë të dytë. (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
-
Ish-drejtori i “Shotës” aludon në shkelje ligjore, do rivlerësim
-
Konkurrenti i pesëfishtë në krye të “Shotës”, ish-drejtori nis akuzat
-
Ministria në “vallen” e shkarkimeve lë “Shotën” pa drejtor
-
Gjocaj rikthehet në krye të “Shotës” edhe për një mandat
-
Kandidati për drejtor të “Shotës” pret përgjigje për përjashtim nga gara