Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Kandidati për drejtor të “Shotës” pret përgjigje për përjashtim nga gara

Në rast se Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës i jep të drejtë koreografit Dilaver Kryeziu lidhur me ankesën e tij ndaj Këshillit Drejtues të “Shotës” që nuk e ftoi në intervistim për drejtor, krejt procesi i përzgjedhjes mund të kthehet në pikën zero.

Në fillim të muajit mars, Shefqet Gjocaj fitoi mandatin e dytë si udhëheqës i ansamblit kombëtar të këngëve e valleve “Shota”, duke dalë fitues i konkursit të shpallur nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit në muajin janar, shkruan sot “Koha Ditore”. Por procesi i përzgjedhjes së tij si drejtor u shoqërua me ankesa të Kryeziut – që ishte një prej gjashtë kandidatëve – i cili nuk u ftua për intervistim nga Këshilli Drejtues i “Shotës”.

Por duke qenë se ky organ e ka udhëzuar të drejtohet tek Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, Kryeziu ka vazhduar tutje me ankesën e tij... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)