Kulturë

Seminari, boshti i studimeve albanologjike

Me një darkë lamtumire, studiues nga vendi dhe bota janë përshëndetur me edicionin e 38-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.

Si bashkorganizim shumëvjeçar i Universitetit të Prishtinës dhe atij të Tiranës, përkatësisht Fakultetit të Filologjisë dhe Fakultetit Histori-Filologji, Seminari për 12 ditë me radhë ka mbajtur shtatë ligjërata, katër tryeza, tri referime dhe tetë sesione doktorantësh gjatë të cilave janë shpalosur një numër i madh kumtesash me prurje shkencore nga shkencat albanistike.

Siç është bërë traditë, njëkohshëm me aktivitetet shkencore janë mbajtur edhe kurse intensive të gjuhës shqipe në tri nivele për studentë të huaj, përderisa në fund ata janë pajisur edhe me certifikata, shkruan sot Koha Ditore.

Pas mbarimit të tri seancave të mbetura nga sesionet e gjuhësisë, letërsisë dhe kulturologjisë, të premten në sallën “Idriz Ajeti” është bërë mbyllja zyrtare e punimeve të Seminarit.

Në fjalën e saj profesoresha Dhurata Shehri, bashkëdrejtoreshë e Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, ka falënderuar përfaqësuesit e të dyja universiteteve për organizimin e sivjetmë.

“Është viti i dytë si bashkëdrejtoreshë e Seminarit në Prishtinë, por natyrisht se është një periudhë e gjatë bashkëpunimi mes Universitetit të Tiranës dhe atij të Prishtinës”.

Ajo ka thënë se bashkëpunimi tashmë është bërë tepër i frytshëm falë dy kategorive të pjesëmarrësve në Seminar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)