“Pothuajse tre dekada që nga rënia e komunizmit, një grup muzikantësh folklorikë nga Shqipëria po përpiqen të hyjnë në skenën muzikore botërore”.
Radio angleze BBC-së e sjell në kuadër të ditës ndërkombëtare të trashëgimisë kulturore, muzikën unike të polifonisë, të luajtur me saze.
“‘Sazet’ luajnë këngë dhe melodi tradicionale nga qytetet e Shqipërisë Jugore. Ata u sollën së bashku nga producenti muzikor i Londrës, i njohur si Pink Floyd, Joe Boyd, për të regjistruar një album dhe do të performojnë në StLuke’s, Qendra Barbican në Londër, brenda disa javësh”, thuhet në lajmin e publikuar nga BBC, përcjell ATSH.
Shoqëruar me një audio të plotë lidhur me këtë event të rëndësishëm për promovimin e folklorit shqiptar me sazet tradicione, Albana Kasapi e BBC-së raporton për gëzimet dhe dhimbjet e tingujve të fëmijërisë së saj.
-
Ansambli “Saz’iso” prezanton muzikën tradicionale shqiptare në Londër
-
“Saz'iso” nëpër Angli me magjinë e muzikës shqipe
-
Rama publikon transmetimin e BBC-së kushtuar muzikës tradicionale shqiptare
-
Fuqia e sazeve shqiptare që bëjnë për vete secilin
-
“Saz’Iso” jehon me ison e perlave të jugut si trashëgimi botërore