Lajmin për lansimin e albumit të “Saz’Iso” e kam pritur për një kohë të gjatë. Për herë të parë kam dëgjuar nga kjo muzikë para një viti në një lansim online të producentit dhe shkrimtarit Joe Boyd (“Pink Floyd”, Nick Drake, Cubanismo, Songhai). Lansimi i Boydit, “A-Z”, i dërgoi dëgjuesit nëpër koleksionin e tij të gjerë, duke përfshirë incizimet dhe disa lojëra shumë të çuditshme. Ishte episodi “LL” në të cilën ai prezantoi muzikën e familjes Lela nga jugu i Shqipërisë, muzikë që për ne ndonjëherë i është referuar si bluesi shqiptar. Menjëherë më goditi kjo muzikë, shkruan Alex Gallacher për numrin e sotëm të “Koha Ditore”.
Samba braziliane, sevdalinkat boshnjake, jazzi i New Orleans, sonetet kubane dhe sazet shqiptare. Fundi i shekullit të kaluar solli migrime masive në qytetet botërore me njerëzit ruralë që sillnin muzikën e tyre me vete, përshtatnin traditat me rrethanat e reja dhe me instrumente moderne.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e tërë këtyre formave të mrekullueshme muzikore, arabeskat magjepsëse, vallëzimet me plot gëzim dhe vajtimet e sazeve, që ta thyejnë zemrën, janë në mesin e incizimeve të fundit, dhe ato mbesin të panjohura jashtë Shqipërisë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.