Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Santana për Trumpin dhe botën spirituale

Pesëdhjetë e një vjet pasi që “Sanata Blues Band” i kishte mbajtur koncertet e veta të para, Carlos Santana asnjëherë nuk ka dështuar të befasojë.

Ai është një nga baballarët spiritualë themelues të kontrakulturës së viteve ’60, e që aktualisht jeton, më së shumti, në Las Vegas me gruan e tij, bateristen Cindy Blackman.

“Unë asnjëherë nuk kam pasur fatin e llogarisë”, thotë ai, “por gjithçka që kam thënë që s’do ta bëja kurrë, tani qëndron para meje”.

“Nuk e kam kuptuar që disa nga muzikantët me më së shumti dhunti, si NaNat 'King' Cole dhe Sinatra, e kanë bërë Las Vegasin. Kështu që, do ta riaranzhoj pozitën time” , transmeton “Koha Ditore”. Ai incizon me pop-muzikantë modernë dhe ka bërë përpunime të “AC/DC” dhe Def Leppard – por vitin e kaluar ribashkoi një formacion të hershëm të grupit dhe është gati të lansojë “Power of Peace”, bashkëpunimin e tij të parë me miqtë e kahershëm të tij Ronald dhe Ernie Isley.

Në një intervistë për “Rolling Stone”, Santana ndan mësimet jetësore që i ka marrë nga udhëtimi pesëdekadash në muzikë, besimet që e bëjnë atë të vazhdojë. Përgjigjet se cilat janë pjesët më të mira e më të këqija të suksesit.

“Më ka rënë të takoj njerëz si Harry Belafonte dhe Desmond Tutu. Po ashtu e kam takuar Dr.J dhe Wilt Chamberlain. Ju e pyesni Wiltin, “si është koha atje”, ai thotë “në cilin shtet”? Nganjëherë takoni edhe njerëz të tjerë. Nëse jam në restorant, ndihem më së i lumtur të fotografohem me dikë, por nëse ata bëhen tepër intensivë apo janë të dehur, u them ‘kam nevojë që ju ta nderoni gruan time dhe të më nderoni mua, sepse mund të përfundoni duke thirrur një ambulancë për ju dhe policinë për mua’”.

Edhe Carlos Santana kërkon falje për komentet e tij kundër transgjinorëve Showbiz Carlos Santana kërkon falje për komentet e tij kundër transgjinorëve

Ata thonë, “oh, kam menduar që ishit spiritualë”. Unë u them: “Jam dhe po provoj të mbetem asisoj”. Libri i preferuar i tij është autobiografia e Anthony Quinn, “The Original Sin” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.