Shumë punëtorë synojnë ta përfundojnë misionin e tyre për të restauruar pothuajse çdo rrugë me kalldrëm në lagjen “Mangalem” – shtëpia e Xhamisë së Sulltanit të shekullit 16 – më e vjetra në Shqipëri. Por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë njerëz më të rinj të gatshëm të zotërojnë artin e prerjes së gurëve. Pagat e ulëta kanë bërë që shumë të rinj të vendoset jashtë vendit. Kjo do të thotë se në Berat, pothuajse të gjithë mjeshtrit e gurthyesit janë të moshës rreth 60 vjeç e më lart.
Muret me gurë të bardhë dhe rrugët me kalldrëm të Beratit ia kanë siguruar qytetit shqiptar statusin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe tërheqjen e turistëve nga e gjithë bota.
Tani, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, rrugët po restaurohen, por qyteti po përpiqet të gjejë gurgdhendës të aftë për ta përfunduar detyrën e madhe përpara.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë xhevahir në kurorën e Shqipërisë, qyteti antik i Beratit është diçka që duhet parë për udhëtarët që e vizitojnë vendin.
I shpallur si njëri nga vendet e Listës së Trashëgimisë Botërore nga UNESCO-ja në vitin 2008, qyteti 2400-vjeçar në mes të Shqipërisë është i njohur për shtëpitë e bukura me mure prej gurëve të bardhë, me dritare të mëdha prej druri që mbulojnë faqet e kodrave.
Rrugët me kalldrëm karakterizojnë tri lagje historike, kështjellën mesjetare, xhamitë dhe një numër të madh të kishave ortodokse. Sot për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore, zhurma e çekanit jehon nëpër rrugët e ngushta.
Shumë punëtorë synojnë ta përfundojnë misionin e tyre për të restauruar pothuajse çdo rrugë me kalldrëm në lagjen “Mangalem” – shtëpia e Xhamisë së Sulltanit të shekullit 16 – më e vjetra në Shqipëri. Por autoritetet lokale po përpiqen të gjejnë njerëz më të rinj të gatshëm të zotërojnë artin e prerjes së gurëve.
Pagat e ulëta kanë bërë që shumë të rinj të vendoset jashtë vendit. Kjo do të thotë se në Berat, pothuajse të gjithë mjeshtrit e gurthyesit janë të moshës rreth 60 vjeç e më lart.
Nazif Muçi, 60-vjeçar, pret gurë për më shumë se 40 vjet. Ai më parë ka punuar në shtetin fqinj, Greqi, por tashmë është kthyer në vendlindje. Ai u bën thirrje të rinjve të mos e lënë qytetin, si dhe u kërkon bizneseve t’i rritin pagat.
“Guri ka ujëra (vija) sikurse druri dhe duhet të dish ta godasësh. Duhet ta gjesh vendin për ta goditur dhe jo të thyesh një, dy, tre dhe pastaj ikën gjithë dita. Duhet të jesh i vetëdijshëm se çfarë bën me ujërat e gurit”, ka thënë ai. Gurprerësi më i ri aty është 38-vjeçari Agron Kuçuku. Ai ka më shumë se 15 vjet që punon me gurë. “E kam zgjedhur këtë profesion sepse nuk e kam vazhduar shkollimin më tej dhe nuk kam gjetur një punë formale. Por jam përshtatur me këtë punë dhe thashë më vete se pse të mos e bëj”, ka thënë ai.
Mbikëqyrësi i ekipit, 61-vjeçari Fatos Bandili, ka thënë se është aftësi dhe punë e madhe e këtyre njerëzve që e bën qytetin atë që është. “Guri nuk jeton? Është e kotë të diskutohet sepse nuk ka Berat pa gurë. Nuk ka Berat pa çati prej guri. Nuk ka Berat pa dritare. Kjo është unikja e saj. Kjo është arsyeja pse është monument. Është e famshmja ‘Mangalem’, e famshmja ‘Gorica’, kështjella e famshme. Njerëzit kanë parë blloqe, ndërtesa të mëdha, të bukura dhe të shëmtuara, por nuk ka një tjetër ‘Mangalem’, është unike”.
Eugen Kallfani, arkitekt dhe udhëheqës i Departamentit të Qytetit për Trashëgimi Kulturore, e përshkruan Beratin si një “muze të gjallë në natyrë”.
“Rrugët me kalldrëm në Berat kanë vlerë, pasi kanë një veçanti: të gjitha janë të bëra me elemente natyrore, gurë lumi, përzierje e gurëve të bardhë dhe atyre të rërës të vendosura në atë mënyrë që i bën ata të thjeshtë dhe të harmonizuar mjaft mirë me kompleksin e lagjeve historike”.
Punimet për restaurimin e rrugëve kanë filluar në janar, me një pauzë të shkurtër gjatë verës. Tani kanë rifilluar dhe parashihet të përfundojnë deri në janar të vitit të ardhshëm.