Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore ka mohuar lajmin se komuna e Prizrenit dhe kjo qendër ka përpiluar listë të objekteve që paraqesin rrezik brenda Qendrës Historike të Prizrenit.
Sipas kësaj qendre, lista e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë ka ardhur si kërkesë për shqyrtim në QRTK, kërkesë të cilën e kanë shqyrtuar në Qendrën Rajonale dhe iu kanë kthyer përgjigje, duke dhënë konkluzionet për çdo objekt i cili ka qenë në listë.
”Dje në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit është plasuar një lajm, ku tregon për punët e Drejtorisë së Emergjencave dhe Sigurisë, si dhe Drejtorisë së Inspektoratit në Qendrën Historike të Prizrenit, respektivisht zbatimin e disa veprimeve për rrënim të objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, duke u bazuar në një listë kinse të përpiluar në bashkëpunim me QRTK-në. Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren në asnjë moment nuk ka dhënë pëlqim për rrënimin e objekteve në Qendrën Historike të Prizrenit, përkundrazi, ka kërkuar nga Komuna e Prizrenit që të bëj përforcimin dhe sigurimin e strukturave të objekteve, përveç rasteve të evidentuara për pastrim të rrënojave të objekteve të cilat janë të rrënuara”, thuhet në komunikatën e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore.
-
Rrënohen shtëpi të vjetra në Prizren, shpërfillen organet e trashëgimisë
-
EC Ma Ndryshe thotë se Komuna rrënoi objekte të vjetra pa pëlqim të institucioneve të trashëgimisë kulturore
-
Prizrenit “i zhduket” objekti në zonë të mbrojtur, shteti konstaton
-
Këshilli për Trashëgimi Kulturore në Prizren, pa para për anëtarët
-
Kontestohet lista e kandidatëve për anëtarë të Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Qendrës Historike të Prizrenit