Shkolla e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë do të shënojë me koncert 80-vjetorin e lindjes së kompozitorit dhe akademikut Zeqirja Ballata.
Koncerti do të mbahet në amfiteatrin e ri të Bibliotekës Universitare në Prishtinë, sonte (16 maj) me fillim prej orës 18:00.
Kompozitori Ballata mësimet e para i ka bërë në Prizren dhe Lubjanë, ndërsa specializimet në Itali.
Puna e tij krijuese vazhdon të jehojë qe 40 vjet.
“Epitafi N”, “Luftëtari”, “Mes rrugës”, “Jehona nga Bjeshkët e Nemuna”, janë disa nga veprat e tij më të rëndësishme muzikore.
Ballata ka marrë çmime të shumta në vend e jashtë tij.
Artikuj të ngjashëm
-
“Prenk Jakova” nderon Zeqirja Ballatën me koncert
-
“Prenk Jakova” për Zeqirja Ballatën me koncertin që dëshmon gjeneratën e re
-
“Skena Juvenis” – tradita me të rinjtë që i japin frymë skenës muzikore
-
“Prenk Jakova” feston trashëgiminë e ikonës dhe të ardhmen e muzikës
-
Mark Kaçinari – prijatar i muzikës profesionale dhe autoktone të Kosovës