Përmes formave dhe ngjyrave, ajo synon ta kthejë të kaluarën në një dritë të re.
Artistja Teuta Beqiri-Hasangjekaj ka krijuar një seri pikturash që i ka titulluar “Valltarët”, “Veku”, “Nusja” e “Kroi”. Nëpërmjet koloritit, Teuta sjellë dinamikën dhe jetën e grave shqiptare pranë kroit e vekut, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë një lojë vijash e formash, ajo gërsheton dashurinë e saj për natyrën.
Gjallëria është kryefjala e krijimit artistik të Teuta Beqiri- Hasangjekajt.
Teuta Beqiri-Hasangjekaj, e cila punon si mësimdhënëse e grafikës, ka botuar edhe tre libra. “Kur frymëmarrja bëhet shërim”, titullohet libri i saj i fundit.
Teuta Beqiri-Hasangjekaj thotë se do të vazhdojë që përmes ngjyrave e shkrimit ta mbajë lidhjen me traditën dhe të përcjellë pozitivitet.