Vjena dominohet nga shumë pallate dhe kështjella të periudhës së Rilindjes, të cilat dikur kanë qenë shtëpi apo prona të princërve, kontëve e dukëve të dinastive të shumta aristokratike të kohës së Habsburgëve dhe Perandorisë Austriake.
Një numër i konsiderueshëm i tyre, si ato më të mëdhatë – Hofburgu, Schoenbrunn dhe Belvedere, si edhe të tjera më të vogla në përmasa, tanimë janë shndërruar në muze që në vete përmbajnë koleksione të shumta artistike të trashëgimisë kulturore austriake dhe ndërkombëtare, shkruan sot “Koha Ditore”.
Anash Pallatit perandorak të Hofburgut dhe prapa ndërtesës së Operës shtetërore austriake ndodhet Pallati i bukur, i bardhë – Albertina. E ndërtuar në vitin 1805, e emërtuar sipas princ Albertit të Saksonisë (1738-1822), i cili në gjysmën e dytë të shekullit XVIII ka sjellë koleksionin e parë të veprave artistike nga Brukseli (gjë që paraqet Pallatin e bën ndër muzetë më të vjetër), Albertina është nikoqire e më tepër se një milion veprave të artit.
Pallati, i cili ka qenë dëshmitar i peripecive të Austrisë nëpër dy qindvjeçarët e fundit, u është nënshtruar dëmeve luftarake dhe shpesh ka pasur periudha gjatë së cilave është lënë anash, në fillim të këtij mileniumi i është nënshtruar rinovimit të përgjithshëm, me ç’rast sipërfaqja e tij e shfrytëzueshme është zgjeruar nga 2500 në 20 mijë metra katrorë. Aq sa të ekspozojë një pjesë të atyre një milion veprave që i ka në posedim.
Njërën prej shtysave kryesore në rilindjen dhe rimëkëmbjen mileniale, Albertinës ia ka dhënë në vitin 2007 avokati, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Lihtenshtajnit, artdashësi dhe koleksionuesi i pasionuar, Herbert Batliner, me dhurimin e më shumë se 500 pikturave të koleksionit privat të tij dhe të bashkëshortes, Rita. Koleksioni që në vete përfshin punimet nga Monet, Picasso, Matisse, Modigliani, Nolde, Kirchner, Malevich, Giacometti e të tjerë, është grumbulluar për 50 vjet nga çifti Batliner dhe reflekton diapazonin e interesimit të tyre nga klasicizmi gjerë te arti bashkëkohor... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Forumi Humboldt me thesar artefaktesh dhe histori të fshehura
-
“Uffizi” në riorganizim për një përvojë të re me veprat e Botticellit
-
“Chopini në Vjenë” e fut Prishtinën në teatrin e viteve 1800
-
UNESCO përballë 32 nominimeve për trashëgimi botërore
-
Ishulli i Muzeve në Berlin midis potencialit dhe rrezikut