Veprat e Sandro Botticellit, “Birth of Venus” dhe “Primavera”, janë ripozicionuar në muzeun e famshëm “Uffizi” në Firence. Ky është hapi më i fundit në përpjekjet për të ndryshuar mënyrën se si vizitorët përjetojnë dy nga kryeveprat më të njohura italiane të Renesancës. Një hap si ky shënon një fazë të re në rinovimin e vazhdueshëm të muzeut
Disa ndryshime të mëdha janë bërë së fundmi në muzeun më të vizituar të Italisë. Nga java e kaluar, vizitorët do të mund të shohin kryeveprën e Boticellit, “Birth of Venus”, në një dhomë dhe më pas të kthehen për të parë veprën “Primavera” në një hapësirë ngjitur, në murin përballë.
Përditësimi nga drejtori i muzeut të artit “Uffizi”, Simone Verde, i cili mori detyrën e udhëheqësit në janar të vitit 2024, shënon një fazë të re në rinovimin e vazhdueshëm të muzeut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ridizenjimi i muzeut, përtej dhomave të Botticellit, po vazhdon me projekte të ndryshme që janë aktualisht në zhvillim në pjesë të tjera të katit të dytë të muzeut. Në të ardhmen, këto përpjekje do të sjellin seksione tërësisht të rinovuara dhe të rimenduara sipas të njëjtave parime si këto dhoma kushtuar Botticellit, të cilat synojnë t’u prezantojnë vizitorëve ‘Uffizin’ e së ardhmes, duke qëndruar njëkohësisht me këmbë në tokë dhe me rrënjë të ngulitura thellë në historinë e këtij muzeu të jashtëzakonshëm”, ka thënë ai.

Verde ka thënë gjithashtu se dy pikturave ikonike të Boticellit u është hequr xhami mbrojtës.
“Riorganizimi i dhomave të Botticellit është një ngjarje e rëndësishme sepse shënon riorganizimin e parë të përfunduar në katin e dytë të muzeut. Ka shumë ndryshime thelbësore. I pari është një kthim në muzeografinë klasike dhe historike të ‘Uffizit’, me këtë bazament guri që ekzistonte deri në fillim të shekullit të kaluar. Një tjetër risi është vendosja e ekraneve digjitale në galeri, të cilat shpjegojnë detajet, historinë dhe ikonografinë e disa prej veprave kryesore dhe, përmes tyre, rrugëtimin artistik dhe historik të Botticellit, veçanërisht në lidhje me këto galeri. Gjithashtu, tani ekziston mundësia që veprat ikonike të Botticellit, ‘Primaverra’ dhe ‘Birth of Venus’, të prezantohen pa ekrane apo xhama mbrojtës, duke rizbuluar kështu identitetin e tyre origjinal si piktura”, ka thënë ai.
Kohët e fundit, “Birth of Venus” (Lindja e Venusit) dhe “Primavera” (Pranvera) ishin ekspozuar në muret ngjitur njëri me tjetrin, duke u mundësuar vizitorëve t’i shihnin të dyja pikturat njëkohësisht.
Në dekadat e mëparshme, ato vareshin në mure të kundërta brenda së njëjtës sallë, gjë që kontribuonte në mbipopullim të vizitorëve dhe e bënte më të vështirë përvojën e shikimit të kryeveprave të artit.