Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pianistja 19-vjeçare që po depërton në skenën gjermane

Me sonatën e Bethovenit, ajo e bindi jurinë që t’ia japë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Grand Prize Virtuoso 2020”.

19-vjeçarja Melisa Ibrahimi, doli triumfuese e garës që mbahet në Bon të Gjermanisë e që përfshin edhe një performancë në Shtëpinë e Bethovenit në këtë qytet, raporton KOHA.

Për pianisten e re depërtimi në skenën gjermane është sukses i madh.

Përveç pianiste, Melisa është edhe basketbolliste e dëshmuar. Ajo thotë se gjen të përbashkëta mes muzikës dhe sportit.

Melisa Ibrahimi e pret me padurim vitin 2021 që do ta shënojë një kthesë të rëndësishme në karrierën e saj prej pianisteje.