Në kohën plot me paragjykime, injorancë në raport me faktet e vërteta historike, në librin trevëllimesh, “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj“, Petrit Imami ka vënë bazat që dy popuj të kuptohen më mirë, e njohja më e mirë midis njëri-tjetrit zbut tensionet e konfliktet, krijon bazën për respekt të ndërsjellë dhe dialog. Pikërisht ato që sot na mungojnë, shkruan sot Koha Ditore.
Studimi i gjerë për raportet politike e kulturore është shkruar sipas kritereve të besueshme, dhe me qëllimin që në vend të miteve, raportet e ndërsjella të bazohen në materialin e verifikuar historik.
Petrit Imami ka bërë një punë komplekse e delikate prej hulumtuesi e shkrimtari duke zbardhur në një mënyrë te re dhe autentike krejt marrëdhëniet e përgjithshme të njerëzve, fatet politike, ekonomike dhe kulturore të të cilëve shpesh takohen dhe përshkohen në historinë e re. Krahas kësaj vepre kapitale, Petriti është edhe autor i disa skenarëve të filmave dhe veprave teorike nga dramaturgjia filmike, në mesin e të cilave është “Dramaturgjia e filmit artistik“, një enciklopedi e llojit të vet për filmin, me citate të përzgjedhura për dramaturgjinë e filmit dhe përvojat e krijuesve të njohur të filmit. Petriti qe edhe profesor i çmuar shumëvjeçar i dramaturgjisë në Fakultetin për Film, Radio e Televizion, fort i respektuar prej studentëve dhe kolegëve të tij.
Petrit Imami është shembull i intelektualit të vërtetë në kohë të errëta. Ka bërë atë që e ka ditur më së miri, në mënyrën më të mirë të mundshme. Ka kërkuar lidhjet që bashkojnë dhe jo ato që krijojnë ndasi. S'ka qenë gjithmonë e lehtë për të punojë në një ambient që s'ishte gjithmonë miqësor për ata që i kundërviheshin pupulizmit dhe nacionalizmit, në kohët dramatike të shpërbërjes së Jugosllavisë.
Ai kurrë s'i tradhtoi veten, bindjet dhe profesionin e tij. Kjo i bëri nder dhe e kam respektuar si mik e njeri të ndershëm.
Edhe
Eruditi aristokrat
Vepra e Petritit është e rëndësishme për kohën tonë, por mbase edhe më e rëndësishme për kohët që do të vijnë, kur për lidhjet midis dy popujve do të flitet qetas, arsyeshëm dhe miqësisht. Pavarësisht pesimizmit të sotëm, besoj se do të vijë koha kur do të mundë të shqyrtohet në tërësi kontributi i Petrit Imamit në kulturën e dy popujve, serb e shqiptar. Petrit Imami me jetën dhe veprën e tij ka vënë themelet e një të ardhmeje të tillë. Meriton respekt të madh të popullit serb e shqiptar.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)