Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mbledhje komemorative për Petrit Imamin

Të premten, 31 maj, do të mbahet mbledhje komemorative për dramaturgun, skenaristin, profesorin e intelektualin e Petrit Imami i cili vdiq dje në Beograd.

Mbledhja komemorative do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

Imami ishte autor i skenarit për serialin dhe filmin televiziv “Era dhe lisi”, pastaj i filmit “Përroi Vërshues” e shumë filma tjerë.

Petrit Imami ka lindur më 11 shtator të vitit 1945 në Prizren, nga ku shkoi në Beograd me familje ku edhe vdiq. Petriti është i biri i përkthyesit të njohur, Sitki Imami, raporton Koha.net.

Gjithashtu, dramaturgu Imami ishte edhe profesor ordinar në Akademinë e Filmit të Universitetit të Beogradit.

Edhe Ka vdekur dramaturgu i njohur, Petrit Imami Kulturë Ka vdekur dramaturgu i njohur, Petrit Imami

Ka qenë një prej intelektualëve mjaft të respektuar në qarqet intelektuale në Beograd.

Imami gjithë shkollimin e ka kryer në Beograd. Më 1974 diplomoi në degën e Dramaturgjisë në Akademinë për Teatër, Film, Radio dhe TV. Ka punuar edhe si dramaturg me korrespodencë në televizionin e Prishtinës në vitet’70.

Nga viti 1978, Akademia në Beograd e ka angazhuar për bashkëpunëtor ligjërues profesional për skenar filmi e televizioni. Docent është zgjedhur më 1981, Profesor inordinar më 1986, kurse Profesor i rregullt më 1996.

Ka qenë autor i serialit televiziv në gjuhën shqipe “Era dhe Lisi” më 1979 dhe i filmit me të njëjtin titull të metrazhit të gjatë në “Kosovafilm”.

Mori çmimin Arena e Artë për skenar në festivalin prestigjioz të filmit në Pulë më 1979.

Edhe Petrit Imami kurrë s'i tradhtoi veten, bindjet dhe profesionin e tij Kulturë Petrit Imami kurrë s'i tradhtoi veten, bindjet dhe profesionin e tij

Gjatë viteve ka publikuar një varg shkrimesh dhe kritikash për filmin dhe eseje për revistën “Fjala” në gjuhën shqipe.

Është hartues i librit për lëndën Skenari i Filmit dhe i TV-së, për teori e praktikë, 1 dhe 2 (1978-1983), botim i Universitetit të Arteve i Beogradit.

Ka botuar edhe dy libra rreth marrëdhënieve serbo-shqiptare ndër shekuj, me titull “Serbët dhe shqiptarët ndër shekuj”, tri vëllime, pa dyshim pasqyra më e thellë, më e gjerë dhe më objektive e këtyre raporteve.

Ka botuar edhe Fjalorin për Film e Televizion në gjuhën angleze e serbe (2002), pastaj fjalorin e zhargoneve të Beogradit dhe atë për dramaturgjinë e filmit artistik. Është edhe koautor i fjalorëve Shqip – Serbisht e Shqip – Shqip, e i shumë librave tjerë.

Ka qenë pjesë e redaksisë dhe autor i mbi 200 zërave të leksikonit të filmit dhe të televizionit, botim i Universitetit të Arteve dhe i Librit Shkencor në Beograd.

Edhe Eruditi aristokrat Kulturë Eruditi aristokrat

Libri “Origjina e fjalëve në gjuhën shqipe” është botuar në Prishtinë në vitin 2011.

I ndjeri prapa ka lënë bashkëshorten Nailen, docente në katedrën e albanologjisë në fakultetin Filologjik të Beogradit, si dhe djalin, Aurelin.