Një pasion i madh për t’u thelluar pafund në diskutime teorike mbi dramaturgjinë, gatishmëri për t’i plotësuar skenarët e filmave deri në përkryerje, thellim në prejardhjen e fjalëve shqipe, përmallim për miqtë e vjetër, një ëndërr për t’u kthyer në Prishtinë e për të vazhduar jetën mes dashamirëve të artit. Iku me shumë dëshira peng, shkruan sot Koha Ditore.
Këto dromca kujtimesh të miqve dhe atyre që e njohën nga afër e rindërtojnë një anë njerëzore të profilit të dramaturgut Petrit Imami (1945-2019), i cili u nda nga jeta të mërkurën. Të premten, miq, të afërm e dashamirë të artit, në sallën e leximit në Teatrin Kombëtar të Kosovës, evokuan kujtime e dhanë vlerësime për njeriun që u shqua gjatë disa dekadave me kontribute të shumta në dramaturgji e kinematografi. Gjatë mbledhjes komemorative, vdekja e tij u përshkrua si humbje jo vetëm për komunitetin kinematografik të Kosovës, por edhe më shumë se kaq pasi që ai, pos profesor i skenarit, ishte edhe historian dhe njohës i thellë i letërsisë.
Pas leximit të një jetëshkrimi të përmbledhur të Petritit nga ana e dramaturgut Jeton Neziraj, drejtori i përgjithshëm i Teatrit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi e përshkroi të ndjerin si “një erudit të jashtëzakonshëm që dinte të transmetonte dijen”./Salih Mehmeti
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Atdhe Gashi – regjisori e dramaturgu që besonte në art
-
Atdhe Gashi – krijuesi që shënoi një epokë të teatrit
-
Duartrokitje në vend lamtumire për Enver Petrovcin që jetën e bëri art
-
Enver Petrovci – aktori e pedagogu ikonë, sharmi i jetës dhe i skenës
-
MKRS: Petrovci ishte më shumë se një emër i madh i skenës sonë