Në luftë këndoi për të mos dëgjuar zhurma bombash. “Si fëmijë gjithmonë këndoja, por ndonjëherë ishte vetëm në mendjen time”, ka thënë Kajtazi. “Çdo herë që do të kishte ndonjë situatë të rrezikshme – ushtarët do të hynin në shtëpitë tona ose diçka e tillë – do të gjeja një qosh dhe do të këndoja.
Këndimi ishte mënyra ime që ta bëja veten të ndihesha e sigurt”, ka thënë ajo.
Vite më pas, shpërtheu në skena botërore. S’e ndali dot as pandemia. Më 2021 futi Kosovën për herë të parë në garën më të madhe të botës operistike, “BBC Cardiff Singer of the World”. Kur u nis për në Walles, e izoluan për dy javë. Por, s’ka karantinë që ndal zërin e saj. Performoi në Berlin, Salzburg e Hamburg. Për të s’ka pushim. Tash po u ndihmon edhe familjeve në nevojë.
-
Elbenita Kajtazi – prej izolimit drejt skenës së garës botërore të BBC-së
-
Elbenita Kajtazi çon zërin e Kosovës në garën botërore të BBC-së
-
Bis në skenat kulmore për zërin me të cilin jehon edhe Kosova
-
Kajtazi në tregim mallëngjimi e perfeksioni muzikor
-
Elbenita Kajtazi në tregim mallëngjimi e perfeksioni muzikor në Kosovë