Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Personalitetet 2021/ Memli Kelmendi: Dirigjenti i sukseseve

Bëri tok një grup vullnetarësh, themeloi korin “Siparantum”, që në fillim ishte i Pejës tash është i botës.

Më 2021 për herë të parë e vendosi emrin e Kosovës në atë që konsiderohet si Olimpiada e muzikës korale.

Mori medaljen si Kori më i mirë në kategorinë dedikuar muzikës bashkëkohore në Lojërat Botërore të Korit.

Pa çmim nuk është kthyer as nga Kroacia, madje është shpërblyer si i pari prej 14 koreve garuese.

Memli Kelmendi është dirigjenti i sukseseve.