Në “Pengiuns”, një film i bukur, por tejet sipërfaqësor, dokumentar i kompanisë filmike “Disneynature”, Ed Helms na e paraqet monologun e brendshëm të një pinguini 5-vjeçar të quajtur Steve, që pritet ta fillojë sezonin e parë të çiftëzimit.
Helms na e sqaron se nëse Steve shpreson të lulëzojë në pranverën dhe verën e Antarktikut, atëherë ai duhet të gjejë partnere, të shumohet dhe të sigurojë ushqim për ta mbajtur në jetë familjen e tij të re, shkruan sot Koha Ditore.
Kamera e përcjell Steven, teksa ai përshkon peizazhe të jashtëzakonshme, përplot me shkëmbinj të ndriçuar nga rrezet e diellit që nuk perëndon kurrë, ashtu si edhe fusha të akullta, të rrahura nga valët e rrëmbyeshme të Oqeanit Jugor.
Janë këto pamje mbresëlënëse të një ekosistemi të gjallërishëm, që ndodhet në rrezik të madh shkaku i ngrohjes së oqeaneve.
Por presioni për një narracion të këndshëm familjar duket sikur i ka zbehur aftësitë vëzhguese të regjisorëve Alastair Fothergill dhe Jeff Wilson. Si rezultat i kësaj, kompleksitetet e natyrës janë minimizuar në klishe.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)