Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Pas Beogradit, instilacioni “Le të Bëjmë Dashuri” rrugëton në disa qendra botërore

Veprën artistike të cilën e kishte prezantuar për herë të parë në Beograd, gjatë edicionit të gjashtë të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, do ta dërgojë edhe në disa qendra të mëdha botërore.

Instilacionin “Le të bëjmë dashuri!”, artisti bashkëkohor, Shkumbin Tafilaj ka plane që ta bëjë pjesë të kalendarëve të galerive në Kosovë, Shtete të Bashkuara të Amerikës, Suedi dhe Izrael.

Kjo vepër, e titulluar si ftesë për dashuri dhe e cila në kryeqytetin serb u shpalos mes protestave, sipas Tafilajt, eksploron plagët e së kaluarës duke krijuar një të ardhme të re, transmeton emisioni Express në KTV.

Instilacioni i Tafilajt përmban shkronjat e alfabetit të Elbasanit, të cilat cilësohen të jenë thesar i gjuhës shqipe.

Artisti nga Prishtina, për realizimin e kësaj vepre ka përdorur dheun si detaj të rëndësishëm të popujve që mes vete kanë probleme për territore.

Instilacioni “Le të bëjmë dashuri!” është një thirrje për shoqërinë që t’i përgjigjet negativisht gjuhës së urrejtjes.