Vera po sjell shumë ngjarje me karakter argëtues në kryeqytetin e Kosovës.
Nuk ka shumë ditë që ka përfunduar “Beerfesti” dhe tashmë Prishtinës po i shtohet një tjetër ngjarje pothuajse e ngjashme, “One City”, transmeton emisioni Express në KTV.
Të rinjtë tash mund të argëtohen me muzikë e pije çdo të premte te “Newborni”.
Në hapje të kësaj ngjarjeje këtë të premte, për atmosferën do të kujdesen DJ DAGZ dhe DJ PM.
Mbetet të shihet atmosfera që “One City” do t’i sjellë Prishtinës.
Artikuj të ngjashëm